Dikur ishte traditë, rikthehet kursi i notit në Pogradec! Trajnerët: Urojmë të arrijmë rezultatet e dikurshme

Prej vitesh tradita e notit në Pogradec ishte venitur, por me iniciativën e trajnerëve dhe ish-notarëve mbi liqen është improvizuar një pishinë mbi liqen, me qëllimin për të mësuar të rinjtë të cilët e kanë pasion. Një ndër trajnerët që punon vullnetatisht është ish-rekordmeni Sotiraq Iftica.

“Noti është një sport që të jep kënaqësi, të shpëton veten tëndë dhe jetë njerëzish kur janë në rrezik,”-u shpreh Sotiraq Iftica, trajner noti.

Vladimir Mato është një tjetër ish-notar i cili tani është trajton të rinjtë në qytetin e Pogradecit.

“Jam shumë i kënaqur që u rifut nota në ekipet tona dhe garat kombëtare. Shpresoj që të arrijmë rezultatet e kërkuara që kemi garuar në vitet tona,”-tha Vladimir Mato, trajner noti.

Fëmijët të cilët janë bërë pjesë e këtyre trajnimeve shprehen të lumtur që kanë mundësinë të mësojnë notin.

"Pse të pëlqen noti? Mëson shumë gjëra, është i bukur dhe është sport,”-u shpreh një fëmijë.

“Me not kam më pak se 1 muaji deri më tani. Është shumë qef dhe një mënyrë e bukur për të kaluar mëngjeset e nxehta të verës,”-tha një tjetër fëmijë.

“Unë kam ardhur nga Tirana dhe jam këtu në pogradec për të pushuar. Më pëlqen noti sepse kur një njeri është në nevojë dua ta shpëtoj,”-deklaroi një tjetër fëmijë.

“Unë jam nga Tiaran dhe mbush 10 vjeç. Më pëlqen shumë të notoj dhe më kanë nxitur prindërit që 6 vjeç. Ndoshta ndonjë njeri mbytet ndonjëherë dhe unë dua që ta ndihmoj,”-u shpreh një tjetër fëmijë.

Edhe pse ka një nxitje dhe lëvizje në Pogradec, sërish noti në këtë qytet mund të praktikohet vetëm në stinën e verës. Trajnerët thonë se mungojnë pishinat e mbyllura dhe bëjnë thirrje që kjo të ndryshojë.

Ne.k./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reduktohet më tej koha e rimbursimit të TVSH-së, stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024

Reduktohet më tej koha e rimbursimit të TVSH-së, stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024