Dimri më i acartë i 10 viteve të fundit që do të hasim

Dimri më i acartë i 10 viteve të fundit që do të hasim

Foto ilustruese

Britania e Madhe do të mund të përballet me stuhi dëbore për gati 4 muaj, sipas meteorologëve vendi pritet të përballet me dimrin më të ftohtë të 10 viteve të fundit që kemi hasur.

Pavarësisht se gjatë kësaj vere vendi është përballur me një valë të nxehti me temperatura rekord, njësoj si pjesa tjetër e Europës, ekspertët parashikojnë që ky dimër do të jetë gati në ekstrem, më i egër se ai i vitit të shkuar.

Nisja e tmperaturave të ulta që shkojnë në ekstreme mund të ndodhë që në fillim të Nëntorit,  për shkak të sistemeve ekstreme të presionit të ulët që do të ketë.

Vendi, sipas asaj që shkruan DailyMail, mund të përballet me dëborë për gati 4 muaj, kur ajri nga Atlantiku të përplaset me atë nga Arktiku, duke shkaktuar kështu stuhi akulli nëpër gjithë Britaninë e Madhe.

Gjithashtu dhe vetë ekspertët pranojnë se ky lloj parashikimi vetëm sa jep një ide të përgjithshme për atë që mund të vijë, pasi sipas tyre moti mund të parashikohet në mënyrë të saktë dhe pa lën vendë për panik, jo më shumë se 30 ditë në avancë.

Mirëpo edhe në vendin tonë, gjuthashtu sinoptikanët parashikojnë një rënie të temperaturave duke nisur nga dita e hënë, e madje ata paralajmërojnë që kjo javë mund të sjellë edhe reshjet e para të dëborës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë