Prej pestë ditësh policia e rendit qëndron në hyrjen e tregut ushqimor tek Uzina Dinamo, por këtë herë jo për të pezulluar veprimet e policisë Bashkiake por për ta bllokuar vetë atë.Në ndryshim nga ditët e tjera të premten kontrollohen të gjitha mjetet në të dyja hyrjet e tregut, të cilat në rast se konstatohet se kanë mallra nuk lejohen të hyjnë.
Bllokimi kryhet në bazë të një vendimi të Prefektit të Tiranës, Sadi Vorpsi, me të njëjtin motivacion të disa muajve më parë të Bashkisë dhe Institutitit të Higjenës se nuk plotësonin kushtet e tregtimit dhe ato higjieno-sanitare.
Tregtarët kundërshtojnë vendimin, madje jeni duke ndjekur edhe produktet bujqësore të hedhura në formë proteste në rrugë.

(Në foto: Policia në tregun Dinamo duke bllokuar atë)
Sipas tregtarëve mbyllje e tregut nuk ka të bëjë me kushtet higjeno-sanitare, por pezullimi i 386 subjekteve, ku sipas tyre, janë të punësuar 5 mijë persona, lidhet me intersat për ta kthyer në shesh ndërtimi për pallatet e radhës në Tiranë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Tregtarët: Duan të bëjnë pallate">