Dinjiteti e prestigji janë të rëndësishëm edhe në nivel individi

Dinjiteti e prestigji janë të rëndësishëm edhe në nivel individi

Foto ilustruese

Është për të ardhur keq që një sëmundje e rëndë e ka kapur politikën shqiptare që nga 1945 e deri më sot! Komunizmi zhduki elitat dhe zotërinjtë vërtetë të vendit dhe u hapi rrugën njerëzve anonim, të paaftë dhe pa personalitet të bëhen pjesë e elitës politike e të kenë mbi shpatullat e tyre të ngushta fatet e vendit dhe të shqiptarëve! Kishte shpresa që ky realitet mbytës me injorancë dhe me njerëz pa standarde do të merrte fund në politikë dhe në nivel përfaqësimi të institucioneve shtetërore, por në fakt u kthye në një model kaste që vazhdon edhe sot! Mjafton të shikosh Parlamentin ose organigramat e Partive kryesore në vend për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri në nivel politik e po ashtu edhe institucional!

Prestigji është shumë i rëndësishëm, jo vetëm në nivel shtetëror e ndërkombëtar, por edhe në nivel individual! Po çfarë është prestigji? Është një kompleks kombinim vlerash e cilësi që lidhen me historik familjar, me eksperienca personale profesionale e jetësore që ndikojnë në praninë e një krenarie të theksuar prej fisniku në raport me të tjerët! A i keni bërë ndonjë pytje vetës tuaj: pse në politikën shqiptare nuk ka djem e vajza me formim të shkëlqyer universitar e që rrjedhin nga familje me origjinë fisnike? Nëse nuk e keni bërë këtë pyetje e nëse nuk e gjeni këtë pergjgije, atëherë s'po kuptoni asgjë se çfarë ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri! Po shikoj disa foto apo statuse të disave, të ashtuquajtur përfaqësues të PD në PPE!  E dini çfarë më erdhi në mendje?

Mu kujtuan ato raste kur njerëz primitiv, pa asnjë të kaluar apo prestigj personal bëni kontaktin e parë me botën e civilizuar! Si mund të pretendojmë sukses ndërkombëtar, kur njerëz me veshje politike, krejt të rastësore, me formim nën minimale profesional na përfaqësojnë në nivel ndërkombëtar e fillojnë të bëjnë foto që tek dera e me çdo person rastësor që është në atë ambient! Disa mendojnë se këto i bëjnë për të na mbushur mendjen neve se kanë peshë ndërkombëtare, por në fakt ata sillen ashtu, sepse ju duket sureale prania e tyre në atë mjedis dhe janë të magjepsur nga pasqyrat ashtu siç ishin vendasit kur zbriste Kolombo me anijen e tij! Është e pafalshme që në ne politike vazhdojmë të kemi persona që nuk plotësojnë asnjë kriter për të na përfaqësuar e për të mos folur pastaj për mundësinë që ata mund të kenë për të transportuar modelet tona, ato modele modeste që i kemi prej shekujsh, sepse historia jonë, per fatin e mirë nuk është krejt e zezë ashtu siç është de fakto pas ardhjes së Regjimit e deri në ditët e sotme!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë