Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin

Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Nutricionistja Diola Dosti së fundmi në një intervistë të dhënë televizive ka rrëfyer për udhëtimin së bashku me partnerin e saj në Bali.

“Një nga udhëtimet më të bukura që kam bërë ka qenë udhëtimi në Bali, në Indonezi. Ka qenë një udhëtim që unë e kam planifikuar dhe është mbyllur që në janar, ka thënë Diola.

Ndërsa më pas ka treguar se më pas i ndryshuan planet gjatë rrugës.

“Ka qenë një udhëtim i planifikuar me shoqërinë time, por pastaj ndryshuan gjërat rrugës. Ka qenë një udhëtim shpirtëror dhe frymëzuar nga “Ha, lutu, dashuro”, filmi me Julia Roberts, ai ka qenë qëllimi pse unë të bëj një pastrim shpirtëror dhe e kam bërë. Besoj që më ka dhënë një ndër ndjesitë më të pastra dhe më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë” shton ajo.

Diola dhe partneri i saj Erolld Belegu e zyrtarizuan lidhjen në muajin mars të këtij viti. Pas konfirmimit që janë bashkë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar herë pas here edhe dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online