Dirigjoi në Sarajevën e rrënuar nga Lufta dhe drejtoi muzikantë gjermanë e izrealitë në kampin nazist Buchenwald! Kush është Mestro Zubhin Mehta, gjigandi i muzikës që vjen në Tiranë!

Dirigjoi në Sarajevën e rrënuar nga Lufta dhe drejtoi muzikantë gjermanë e izrealitë në kampin nazist Buchenwald! Kush është Mestro Zubhin Mehta, gjigandi i muzikës që vjen në Tiranë!

Maestro Zubin Mehta

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit shënon mbrëmjen e 22 qershorit një prej momenteve më kulminante të shfaqjeve artistike për këtë vit. Sjell në Tiranë, në kuadër të nismës "Ballkan i Hapur" mjeshtrin botëror Zubin Mehta, në përvjetorin e 100-të të Orkestrës Filarmonike të Beogradit.

"Ky koncert historik kapërcen kufijtë shqiptarë, pasi shkon përtej bashkëpunimit mes dy institucionesh, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri, dirigjentin ikonë, i cilësuar nga shumë personalitete si “një nga dirigjentët më të mirë të të gjitha kohërave”. Pjesë e programi të këtij koncerti historik, për jetën artistike shqiptare do të përfshijë kompozime të shquar si Simfonia nr. 7 e Beethoven-it dhe “Symphonie fantastique” e Hector Berlioz, të gjitha të udhëhequra në mënyrë të përsosur dhe mjeshtërore nga vetë maestro Mehta.", njofton TKOB.


Zubin Mehta është një dirigjent me origjinë indiane,  i muzikës klasike perëndimore. Ai është drejtor muzikor emeritus i Orkestrës Filarmonike të Izraelit  (ku shërbeu për 50 vjet) dhe dirigjent emeritus i Filarmonisë së Los Anxhelosit. 
Mehta konsiderohet si një nga dirigjentët më të mëdhenj në botë që ndërtoi një reputacion duke interpretuar muzikën e titanëve të epokës romantike si Mahler, Tchaikovsky, Brahms dhe Beethoven, por edhe sepse nuk qëndroi indiferent në situata kritike, por ka mbajtur qëndrimet e tij politike për Izraelin, luftën dhe çështje të tjera.
Ai performoi Requiem-in e Mozartit me Orkestrën Filarmonike të Izraelit në Sarajevën e shkatërruar nga lufta në një koncert bamirësie të mbajtur në rrënojat e Bibliotekës Kombëtare dhe interpretoi Ëagner në Izrael, ku muzika dhe idetë e tij konsiderohen antisemitike. (Nuk ka ndodhur më kurrë.)
Në vitin 1978, ai i kërkoi kryeministrit izraelit Menachem Begin të dërgonte orkestrën në Kajro si një gjest vullneti të mirë. Në vitin 1999 ai dirigjoi muzikë me artistë izraelitë dhe gjermanë pranë kampit nazist të përqendrimit Buchenëald.
Në vitin 2013, ai luajti në koncertin e Ehsaas-e-Kashmir në Srinagar (Indi)  që ngjalli një sërë debatesh, siç shkruan 'Celebritysupper.com'.
Orkestra Filarmonike e Izraelit e emëroi Mehtën Këshilltar muzikor në 1969 dhe drejtor muzikor përgjithmonë në 1981. Ai shërbeu si drejtor muzikor i Filarmonisë së Los Anxhelosit nga 1962 deri në 1978 dhe Filarmonisë së Nju Jorkut nga 1978 deri në 1991.

Karriera muzikore e Mehtës do të mbahet mend për njohuritë e tij të pakrahasueshme, karizmën në skenë dhe dirigjimin e muzikës me intensitet mahnitës. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2023 03:27

    Per te madhin Zubin Mehta, titull-pyetja dhe biografia jane te teperta. Emri i tij mjafton dhe eshte gjithcka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë