Dirty Dance mbush sot 30 vjet. Ja
si duket sot aktorja kryesore

Dirty Dance mbush sot 30 vjet. Ja<br />si duket sot aktorja kryesore
Të gjithë e mbajnë mend filmin Dirty Dancing i cili ishte surpriza më e madhe e verës së ’87. Sot ky film shënon 30 vjetorin e tij dhe sërisht mbetet një nga hitet më të mëdha të kinemasë botërore.

Dirty Dancing daton në 21 gusht 1987 dhe që atëherë u bë një film shumë popullor me një audiencë të lartë. Personazhet e filmit ishin shumë të dashur për të gjithë, jo vetëm për të kohës së tyre, por edhe të brezave të cilët erdhën më vonë.

Ky film në ’87 kërkoi një buxhet prej 6 milion dollarësh për realizimin e tij, por fitoi 213 milionë dollar, plus edhe shumë fitime nga spotet dhe videot.

Filmi i shkruar nga Eleanor Bergstein, me drejtor Emile Ardolino, u xhirua në dy vende të ndryshme: lumi Lure në Neë York dhe mali Lake Lodge në Giles County, Virginia.

Në destinacionin e fundit janë realizuar edhe shumë prej fotove kryesore të filmit.

Sot kur të gjithë kujtojnë me nostagji filmin e famshëm të tri dekadave më parë, Eleanor Bergstein po mendon edhe për një film të dytë, i cili do të sjellë një “kërcim dashurie” më bashkëkohor.

Gjithashtu të gjithë kemi kuriozitet të dimë si duket si një nga yjet protagonistë të filmit, Baby pas 30 vitesh?

Aktorja, sot është 57 vjeҫ dhe është transformuar shumë nga ajo zonjusha naive bionde dhe me kaҫurrela, edhe pse ëmëbëlsinë e ruan edhe pas shumë vitesh.

kercim dashurie
Aktorja Baby pas 30 vitesh

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat