Disa elementë që do t'ju tregojnë
nëse keni një mendje të shëndoshë

Disa elementë që do t'ju tregojnë<br />nëse keni një mendje të shëndoshë
Që të kesh shëndet mendor kërkon shumë kurajo dhe duhet bazuar në disa rregulla.
 
Në vijim do të gjeni disa elementë që do tju tregojnë nëse keni një mendje të shëndoshë apo jo.
 
Lidhja me familjen dhe miqtë
Qëndroni në kontakt me shokët dhe familjen tuaj, dhe mos nxirrni justifikime se jeni të zënë. Duhet që të keni një jetë të balancuar mes punës, qejfit dhe familjes pasi ata janë njerëzit që të duan më shumë.
 
Jini të durueshëm
Njerëzit me mendje të shëndoshë nuk i presin rezultatet menjëherë, ata rezervohen dhe presin që prioritetet e tyre të realizohen.
 
Mësoni të thoni JO
Nëse mendoni se duhet ti thoni jo dikujt athere bëjeni. Jo gjithmonë do ti pëlqeni të gjithë dhe anasjellas. Gjithmonë duhet të thoni të vërtetën.
 
Gabimet e të kaluarës të bëhen mësim
Nëse keni gabuar në të shkuarën duhet ti pranoni ato gabime me veten tuaj dhe ti bëni mësime për të ardhmen. Njerëzit me mendje të shëndoshë e dinë se mund të rrëzohen por me besim në vetvete ringrihen dhe ecin përpara/
 
Ndryshoni me kohën (bëni update)
Që të keni një mendje të shëndetshme duhet të pranoni ndryshimet që ndodhin në jetë pasi vetëm kështu do mund ti kaloni të gjitha sfidat që do tju dalin përpara.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kiara Tito publikon për herë të parë foton e Luizit me vajzën

Kiara Tito publikon për herë të parë foton e Luizit me vajzën