Thashethemet rezultuan të vërteta. Pas muajsh spekulime nëse vijon lidhja me DJ PM, Sarah Berisha u ka dhënë fund me një konfirmim: jo, nuk jemi më bashkë.
Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, blogerja është pyetur (siç shprehet, për të disatën herë), por ky ishte momenti kur ndjeu se duhet ta thoshte.
Sarah shprehet se lidhja ka marrë fund muaj përpara se të dilnin lajmet. Sipas deklaratës së saj, është mirënjohëse për këtë kapitull të jetës së saj dhe gjithçka ka përfunduar me mirëkuptim.
Ajo që Sarah thekson është se kësaj teme nuk do t’i rikthehet në të ardhmen.
“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund të ruajmë respekt për njëri-tjetrin.
Këtë përgjigje po e jap sepse e ndiej dhe si ‘detyrim’ për të gjithë ata që na kanë mbështetur si në Big, por edhe jashtë. Këtë temë s’do ta hap më”, shkruan Sarah.










Komente
Komento