TIRANE - Katër fidra që lidhen me nënstacionin e Selitës, kanë pësuar avari për shkak të mbingarkesës, si pasojë e daljes jashtë funksioni të nënstacionit Qendër, i cili këto ditë po zhvendoset.

Grupet e gatishmërisë së OSHEE-së kanë punuar gjithë natën dhe vijojnë ende punën për të zgjidhur defektet e mbetura në zonën e Kodrës së Diellit, një pjesë e Selitës, deri tek Liqeni i Thatë.

Aktualisht, rreth 70% e defekteve kanë marrë zgjidhje për banorët e Komunës së Parisit, Rruga e Kavajës dhe Myslym Shyri.  Aktualisht po punohet në dy kabina dhe për ti dhënë zgjidhje problemit brenda dy orësh.
(er.nu/shqiptarja.com)