Disa të vërteta në lidhje me vizitën e Blinken!

Disa të vërteta në lidhje me vizitën e Blinken!

1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kudo në botë dhe me këto shtete, pavarësisht madhësisë kur ndërtojnë marrëdhënie diplomatike dhe kur i intensifikojnë ato, objektiv parësor kanë interesat e tyre që në fakt që të funksionojnë edhe me interesat e partnerit duhet të jenë edhe reciproke.

2. Vizita e Blinken dhe takimi i tij me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë nuk është në favor të asnjë faktori politik, qoftë edhe të qeverisë, sepse kjo nënkupton se SHBA-të nuk kanë besim as tek ata që kanë pushtetin por as tek ata faktor që kanë probleme me drejtësinë dhe duan të marrin pushtetin. Në fakt, vetë rezultati i reformës në drejtësi ka dëshmuar se Shteti është rrëzuar disa herë. Nëse një qeveri ka në kërkim ndërkombëtar ish zëvendës kryeministrin, ajo qeveri teorikisht nuk ka legjitimitet për të qeverisur dhe në një vend normal demokratik duhet të kishin rënien e asaj qeveri dhe minimumi qeveri teknike ose zgjedhje të parakohshme. Në fakt as vetë Opozita nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, sepse për shkak të probleme serioze që ka brenda llojit nuk është gati për ta sfiduar e mundur Ramën. Reforma në drejtësi nuk është as e mirë e qeverisë apo në disfavor të Opozitës, sepse ajo është aty e do të jetë aty edhe kur ndoshta këto lider që janë sot nuk do të jenë më pjesë e realitetit politik në vend.

3. SHBA-të kanë investuar shumë në Shqipëri dhe tashmë ka ardhur momenti edhe për shkak të krizës ndërkombëtare ku Rusia është gjithnjë e më shumë një rrezik që ndoshta ta të kërkojnë diçka në këmbim e sidomos në çështjet e sigurisë. Rasti i bazës së Kuçovës është një dëshmi që Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm për sigurinë e Natos, SHBA dhe vetë Perëndimit dhe kjo duket qartë edhe për faktin se kjo bazë mbulon thuajse të gjithë Ballkanin Perëndimor, Jugor dhe një pjesë të konsiderueshme të Mesdheut.

4. Rama nuk është lideri më i mirë i tyre, por sot është ndoshta ndër të vetmit që me politikën e tij të jashtme nuk ju ka thënë për asgjë jo SHBA-ve. Askush nuk e kishte menduar se do të kishte një rokadë të politikës së brendshme të Shqipërisë në qasjet me SHBA! Mund të themi nëse shikojmë historinë, se e Majta në Shqipëri ka ditë të të kërcejë mirë në valsin e diplomacisë duke e vënë në shërbim të pushtetit, të mbajtjes së tij apo në jetëgjatësinë e qëndrimit në pushtet. Kështu, Partia Komunistë ne realitetin e pas Luftës së II, për mbajtur pushtetin zgjodhi aleatin më të fortë Bashkimin Sovjetik e drejtuesin e saj Stalinin duke e kthyer në idhull këtë të fundit. Pasi i prishën me Rusët u lidhën me Kinezët dhe në fund qëndruan vetëm të izoluar me qëllimin e vetëm për të mbajtur pushtetin. Ndërsa, PD ose ajo që është konsideruar e djathtë në Shqipëri ishte simboli i afrimitetit me SHBA e falë marrëdhënieve me këtë fundit Shqipëria u bo anëtare e Natos e po ashtu Kosova u bo e Pavarur. Megjithatë, askush nuk e kishte e menduar dhe besuar se një pjesë e rëndësishme e kësaj partie sot do të ishte në një përplasje pakompromis dhe pa kuptim pikërisht me “yllin” polar të shqiptarëve pas rrëzimit të diktaturës që ishin SHBA!

5. Edi Rama, me siguri nuk është një qeveritari më i mirë me qeverisjen e vendit ose ndoshta i pëlqen dhe i intereson që të qeveris kështu për mbajtur dhe ruajtur pushtetin. Megjithatë, në politikën e jashtme e sidomos me SHBA, Rama po luan shumë mirë e ndoshta shumë më mirë sesa disa e mendojnë ose e besojnë. Gjatë ndërhyrjes së tij në konferencë për shtyp me Blinken në lidhje me Kosovën, ai padyshim shkëlqeu duke u dhënë një sinjal të qartë, se ne jemi me ju dhe jemi “ok “në çdo vendim që ju do të merrni. Në fakt, e majta, nëse mund të konsiderohet kështu PS, nuk e ka në thelb sovranitetin, sepse mbi të qëndron ideologjia ose nevoja për të mbajtur pushtetin. Mënyra sesi Rama sillet në politikën e jashtme duke tejkaluar e prishur shpesh e me qëllim protokollet është një sjellje interesante por edhe një mesazh se ai nuk është shumë i interesuar për qëndrime të palëkundura, sepse në fund edhe politika e jashtme është një trajektore ciklike me ulje e ngritje dhe jo një gjë statike. Amerikanët nuk e duan Ramën, sepse në psikozën e tyre nuk ekziston logjika e pasionit dhe e dashurisë ndaj asnjë lider, as liderëve të tyre të brendshëm, por sot për sot, në realitetin ku ndodhet Opozita, nuk gjejnë një garant më të mirë se Rama për interesat e tyre.

6. A kemi interesa më shumë ne ndaj SHBA-ve se këto të fundit ndaj nesh! Mendoje, se interesat janë reciproke. A ka një dallim mes palëve? Ne për SHBA-të jemi të domosdoshëm, por jo të pazëvendësueshëm e ndërsa ato për ne janë vital dhe të të pazëvendësueshëm. Pra. SHBA-të mund të bëjnë pa Shqipërinë, siç kanë bërë edhe më parë e  kjo e fundit nuk mund të bëj pa ata. Mjafton të përmendim Naton dhe Pavarësinë e Kosovës. Këto dy arritje të Shqipërisë, nuk ka forcë paraje apo lobimi që mund t’i realizonte nëse SHBA-të nuk do të donin! Nëse do të ishte çështje lobimi e imagjinon dot kush mund të ishte çmimi i Pavarësisë së Kosovës dhe sa para mund të ofronte Serbia që vetëm ajo të mos ndodhte?!

7. A na duhet sovraniteti dhe a janë rrezik SHBA-të për sovranitetin e Shqipërisë? Unë, mendoj se korrupsioni në nivel madhor është edhe një tradhti e madhe kombëtare. Pra, nëse analizojmë se kush janë rrezik i sovranitetit të Shqipërisë: SHBA-të apo të korruptuarit e politikës shqiptare? Sigurisht përgjigja është se rrezik real i sovranitetit janë të korruptuarit. Një qeveritar apo një politikan që vjedh vendin e tij për tu pasuruar, për të mbajtur pushtetin ose për ta marrë atë, ai nuk e ka problem edhe ta shes vendin e tij vetëm të arrijë këto qëllime. Pra, SHBA-të, jo vetëm nuk janë një kërcënim për sovranitetin tonë ashtu siç na thonë me demagogji “sovranistët” e shtirur, por në fakt me mbështetjen që po i bëjnë reformës në drejtësi, ata po mbrojnë interesat e tyre shtetërore dhe po ashtu po japin një kontribut të madh për të mbrojtur sovranitetin dhe parësinë shqiptare

8.  Një politikë e korruptuar a është rrezik për sigurinë kombëtare? Ne kemi për fatin e keq tonë, politikan që akoma kanë orientim dhe dëshira autoritare dhe kjo mund t’i bëj këta që të me sjelljet e tyre të tradhtojnë idealet politike nëse i kanë dhe po ashtu edhe vetë vendin. Interesat e huaja, qofshin edhe ata ruse mund të depërtojnë më kollaj në ato vende me nivel të lartë korrupsioni duke ofruar privilegje të mëdha ekonomike për aktorët që ju shërbejnë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion