Humbja kundër Bylisit kryesues i ka kushtuar rëndë trajnerit të Flamurtarit Emiljano Çela. Kjo sepse vlonjatët kanë marrë si masë shkarkimin e trajnerit pas javës së 13 të Kategorisë së Parë, me Flamurtarin që renditet në vendin e katërt me 25 pikë, por ka 1 ose 2 ndeshje më shumë se rivalët.
Njoftimi i Flamurtarit
Zyrtare!
Emiliano Cela nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club.
Flamurtari F.C dhe tranjeri kanë shkëputur marrëveshjen.
Falenderojmë tranjerin Emiliano Cela dhe stafin për punën e përkushtuar deri tani.
Flamurtari Football Club për respekt të fanellës dhe tifozërisë vlonjate tërheq vëmendjen për gjestet jo sportive kapitenit të ekipit Denis Pjeshka, zv. kapitenit Behar Ramadanit dhe sulmuesit Alexandro Di Estefano duke ju rikujtuar mbi të gjitha në këtë ekip janë të shenjta ngjyrat dhe qytetaria vlonjate.
Flamurtari ashtu si sezonin e kaluar edhe këtë vit ka si objektiv rikthimin në Superligë.