1766562905_flamurtari.jpg

Presidenti Sinan Idrizi dhe drejtuesit më të lartë të Flamurtarit kanë vendosur mos jenë sot prezent në Shkodër për sfidën mes Vllaznisë dhe Flamurtarit (16:30). Kjo revoltë e vlonjatëve ka ardhur pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) i dënoi që për tetë ndeshje në Vlorë mos ketë tifozë, kjo pas futjes së disa ultrasve vendas në fushë dhe grushteve ndaj futbolllistëve të Teutës në barazimin 2-2 të të premtes së shkuar.

Për këtë, drejtuesit më të lartë të vlonjatëve do e lënë 'vetëm' sot ekipin dhe nuk do jenë në Shkodër.


Lajmi kryesor:

Dinamo përmbys 1-3 Partizanin në derbi, Egnatia fiton në Durrës dhe mban kreun! Sot tre ndeshje në Superligë, bojkoton Flamurtari