Diskutohet rritja e përfaqësimit të grave në zgjedhje

/ATSH/.- Aleanca e Grave Deputete në bashkëpunim me Koalicionin Për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë dhe organizata të tjera e aktivistë të shoqërisë civile, organizuan një takim konsultativ strategjik për nisma të përbashkëta që të sjellin ndryshim në përfaqësimin e grave në qeverisjen vendore në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua mbi ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin e mekanizmave që do të sigurojnë zbatimin e kuotës gjinore, mbi disa propozime për ndryshime në Ligjin për Partitë Politike si edhe mbi aktivitetet që mund dhe duhet të ndërmerren nga të gjithë aktorët për të mbështetur, promovuar dhe rritur përfaqësimin e pjesëmarrjen e grave në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Idetë në takim u hodhën dhe u mbështetën nga gratë e Aleancës së Grave Deputete, si dhe nga Komisionerja kundër Diskriminimit, Irma Baraku, nga zv. ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea dhe ajo e Arsimit, Nora Malaj, etj.

Idetë kishin të bënin me kërkesën për rritjen e përqindjes së kuotës gjinore; forcimin e kuotës gjinore në mazhoritar për zgjedhjet lokale; lobimin me burrat deputetë e politikanë si një përpjekje e përbashkët; promovimin në media; përcaktimin e kuotës gjinore në ligjin për partitë politike; forcimin e forumeve të grave brenda partive politike; nxitjen e modeleve pozitive; forcimin e partneritetit mes aktorëve lokalë e ndërkombëtarë; agjensitë mbështetëse; etj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik