Ministra e Kulturës Mirela Kumbaro në aktivitetin e 21 majit në vitin 2014
TIRANË, 20 Maj / ATSH / - Në kuadrin e 21 Majit, e cila është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si "Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor"(ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe të 'të jetuarit së bashku) nga Ministria e Kluturës do të prezantohet për herë të parë edhe platforma digjitale e Trashëgimisë jomateriale.
Me anën e një njoftimi për shtyp, Ministria e Kulturës ka sqaruar se ka zgjedhur që këtë ditë t'ua kushtojë minoriteteve, kulturës dhe traditave të tyre dhe në kuadër të festimeve të kësaj dite, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës së Shqipe në këtë Ministri, do të organizojnënë sallën "Tefta Tashko Koco" në Ministrinë e Kulturës (ora 10:00) një aktivitet që do t'i kushtohet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të minoriteteve.
Në këtë aktivitet do të prezantohet harta interaktive e realizuar nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe konceptuar si një platformë dixhitale për pasqyrimin e larmisë së trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve dhe shqiptarëve përmes materialeve multimediale. Gjatë prezantimit, do të demonstrohen para të pranishmëve mënyra e funksionimit të saj dhe pritshmëritë e Ministrisë së Kulturës për një bashkëpunim sa më të ngushtë e efikas me aktorët e interesuar, me qëllim pasurimin e të dhënave të hedhura në hartë.
Aktiviteti ka si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë.
/k.m/ /a.ke/










