Dita Botërore e Sindromës Down/ Kushi bashkë me Anisën: Kanë thyer barrierat në shumë fusha

Dita Botërore e Sindromës Down/ Kushi bashkë me Anisën: Kanë thyer barrierat në shumë fusha

Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka përcjellë një mesazh sensibilizues në rrjetet e saj sociale.

Ajo ka publikuar foto me Anisën e vogël, të cilën e ka takuar gjatë një vizite në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan, Kushi nënvizon emocionet dhe dashurinë që ka marrë nga vajza e vogël.

"Nuk mund të harroj emocionet dhe dashurinë që më dhuroi Anisa gjatë vizitës sime në shkollën speciale 'Zëra Jete' në Elbasan.  Zgjodha pikërisht Anisën sepse sot më shumë se kurrë, njerëzit me Sindromën Doën kanë arritur të thyejnë barrierat në #arsim, punësim, sporte e në shumë fusha të tjera. Kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve se këta fëmijë janë super të veçantë, prandaj duhet ta gëzojmë jetën bashkë me ta dhe t’i falim sa më shumë përkujdesje e dashuri", shkruan Kushji.


Lajmi kryesor:

Sot Dita Botërore e Sindromës Down, ambasadori Soreca: Të bëjmë më shumë për të eliminuar pengesat


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend