Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, kanë organizuar një aktivitet në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve. Pjesëmarrës është dhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Michel Tarran, i cili ka komentuar gjithashtu dhe punimet e Kuvendit për hartimin e reformës së re zgjedhore.
Tarran inkurajon ligjvënësit për të vijuar bashkëpunimin në Komisionin e Posçëm për Reformën Zgjedhore ndrësa i referohet rekomandimeve të ODIHR duke thënë se disa probleme vijojë ende të jenë të pazgjidhura. Përsa i përket debatit politik, ambasadori sqaron se nuk përfshihet.
"Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike. Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshojë. Do të ndihmojmë për të punuar në këtë drejtim", tha Michel Tarran.
Pas bojkotit të Partisë Demokratike në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, pritet të shihet lëvizja e tyre dhe në Komisionin e ngritur për hartimin e Reformës Zgjedhore.
Lajmi në përditësim...
Komente












