Dita e 10-të e grevës/ Një naftëtar përfundon në urgjencë! Kreu i Sindikatës dhe 2 të tjerë janë për spital por refuzojnë, Dautaj: Trupi po dorëzohet, s'ka tallje me ne deri në vdekje (VIDEO)

Në ditën e 10 të grevës, 3 naftëtarë në Ballsh përfshirë edhe kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj, janë bërë për spital, por ata refuzojnë që të shtrohen. Por, pak më vonë një prej naftëtarëve nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe është dërguar në urgjencë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. 

Report tv mëson, se mjekja që i ka vizituar u ka rekomanduar që të shtrohen në spital, por kjo gjë nuk është pranuar prej naftëtarëve, të cilët ngulin këmbë duke thënë se nuk tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre për pagat, pasi janë në kushte ekstreme ekonomike.

Kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj, ka deklaruar se nuk tërhiqen deri në vdekje, pasi sipas tij askush nuk mund të tallet me ta.

"Është dita e 10 e grevës dhe vetë e shikoj që jam në gjendje të pamundur. Do të vazhdoj deri në fund. Nuk ka kthim pas nga kjo që kemi nis. Grevë urie do të thotë të dalësh mbi shëndetin tënd. Duhet të reagojnë.

Dje bëmë një thirrje të qartë për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, jo vetëm kryetarit të opozitës por edhe presidentit të Republikës. Kryeministri e ka në dorë mekanizmën tonë, Luli ka vetëm fjalën. Ai ka zgjidhjen. Le të reagojë sepse vetë po thotë se ka kontaktuar palën Azere. Nëse janë Azerët ne jemi të informuar se janë palë e fuqishme.

Pranojmë më mirë të vdesim dhe pa një përgjigje nuk pranojmë të dalim që këtu. Ne i kemi vënë qëllim vetes, ose na jepet një zgjidhje dhe të shkojmë pranë familjeve tona ose të na jepet zgjidhja të shkojmë në punë. Duam garanci nga shteti.

Kushdo te na qajë hallet, dyert i ka të hapura. Dikush duhet të mbajë përgjegjesi, jo t'ia kalojë privatit pasi ky privati detyrimet në shtet i paguan. Gjendja perkeqesohet nuk mund të flasim. Deri në vdekje ska me tallje me ne. Trupi po dorëzohet", tha Dautaj.

Mjekja e cila i ka vizituar u ka thënë që të marrin mjekim në spital ose të dalin nga greva. Gjedjen e tyre shëndetësore ajo do ta paraqesë edhe në relacionin që do të bëjë për situatën e grevistëve të sëmurë.

"Sokoli duhet të marrëm mjekim për tensionin edhe pirrua, për mua ju të tre ose merrni mjekim në urgjencë ose dilni nga greva nuk jeni në gjendje. unë këto shënime do të bëj.

Fiziologjiku nuk u nxjerr nga gjendja. Ju keni nevojë për elektrolizë, glukozë nuk mund t'u bëjmë pa bërë analizat e tjera. Në urgjencë është mjekimi më i specializuar.

Sot është dita e 10 e grevës, vetëm qëndrimi në këtë ambient shtuar stresi, pa llogaritur kequshqyerjen nuk ke çfarë thua për gjendjen shëndetësore. 3 nga grevistët ose duhet tëdalin nga greva ose duhet të shkojnë në urgjencë. Vetë ambienti për të likide dhe serume nuk është i përshtatshëm. Tani do ta bëj realizonin dhe tua paraqes organeve më të larta.

Të gjithë e dimë se është i rrezikshëm qëndrimi i tyre këtu. Nëse ata nuk pranojnë une si mjeke do bëj relazionin për tuua paraqitur organeve dhe u takon atyre që të ndërhyjnë", tha mjekja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Në gjendje të rënduar shëndetësore, dërgohet me urgjencë në spital një prej naftëtarëve (VIDEO)

Një prej grevistëve të Rafinerisë së Ballshit, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar me urgjencë në spital.

Ambulanca ka mbërritur pas debateve midis mjekëve dhe të sëmurëve, të cilët kanë refuzuar të shtrohen në spital pavarësisht se nuk mund të rezistojnë më.

"Të lutem unë nuk flas dot", ka thënë naftëtari teksa është dërguar në spital.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/10/2020 02:15

    Turp te kesh o BES ,per fjalet qe nxjerr nga goja !Keta njerez kerkojne vetem drejtesi.

    Përgjigju
  • Bes: 07/10/2020 10:42

    Aty te vdisni ku..a materialiste shiteni si idhtar idealist qe vetflijoheni per parime. Po e keni nda menjen me vdek le testament per arsyet parimore dhe ik bjeri atyre qe te kan ngen hakun behu i dobishem per te tjeret kot zvariteni pee meshire, kjo lloj kaste ja ka pi lengun prandaj abuzojn ne keto lloj forme. vetflijimi juaj eshte argetim per ata qe ju kan katandis ashtu.

    Përgjigju
    • kutikesh: 07/10/2020 13:14

      Ik mor vemje e mjere qe u thot te tjereve te vdesin se do ti o pjell e ndyre.Ata te pakten e ngriten zerin kurse ti je gati te cosh listen e rraces tende te shker..hen nga politikanet qe u ben fresk.ptuuu fare e keqe e ktij vendi.Me mire hesht sesa te gapesh ate halen tende te flasesh.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja