Dita e 11-të e vaksinës anti COVID, Manastirliu: 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë të vaksinës

Dita e 11-të e vaksinës anti COVID, Manastirliu: 549 mjekë dhe infermierë kanë kryer dozën e parë të vaksinës

Deri më tani në vendin tonë 549 personel shëndetësor kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti COVID.

Është vetë Ministrja e Shëndetësisë që e bën me dije një gjë të tillë. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shkruan se mjekët Prof. Eqerem Hasani dhe Prof. Mira Kola sapo kanë kryer vaksinën antiCovid dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi. 

Postimi i Ministres Manastirliu:

Jam e kënaqur që prof. Eqerem Hasani, prof. Mira Kola dhe mjekët e shërbimeve delikate të urgjencës dhe reanimacionit sapo kanë bërë vaksinën antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.  549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës antiCOVID.  Shqipëria Buzëqesh!

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja