Zjarret, era përkeqëson situatën në Karaburun, digjen pyjet me bredha! Ndërhyhet me helikopter nga ajri! Situatë kritike dhe në Mashkullorë të Gjirokastrës, nis evakuimi i banorëve

Në ditën e 14 të 'luftës' me flakët, zjarri vijon të jetë ende aktiv në Karaburun. Mëngjesin e sotëm, situata në Karaburun ishte e qetë, por përkeqësimi i motit solli dhe një përkeqësim të flakëve, ku era e fortë riaktivizoi një vatër në zonën e quajtur Gropa e Pirit. Flakët po djegin pyje me bredha, ndërsa për neutralizimin e zjarreve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Ditën e nesërme pritet që në gadishullin e Karaburunit të ndërhyhet edhe me dy helikopterët e ardhur nga Holanda që kanë kapacitete më të mëdha se helikopterët e vendit tonë dhe pritet të sjellin një normalizim të shpejtë të situatës. 

Ndërkohë më e qetë është situata në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, ku flakët janë vënën nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e vatrave të fundit.

Kritike është gjendja në Mashkullorë të Gjirokastrës, ku era po çon flakët drejt fshatit, ndërsa në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve si dhe 50 trupa janë angazhuar nga toka. Po ashtu është dhënë urdhëruar dhe ka filluar evakuimi i banorëve.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Zjarret në vend, situata problematike në Mashkullorë, fillon evakuimi i banorëve! Në Karaburun flakët po mbahen nën kontroll, nesër ndërhyjnë 2 helikopterët nga Holanda

Zjarri në Mashkullorë, në majën e Rrunës në Kukës dhe në Karaburun, janë tre vatrat që paraqesin rrezikshmëri më të lartë ditën e sotme. Në Mashkullorë të Gjirokastrës era po çon flakët drejt fshatit, ndërsa në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve si dhe 50 trupa janë angazhuar nga toka. Po ashtu është dhënë urdhëruar dhe ka filluar evakuimi i banorëve.  

Në Karaburun, flakët po mbahen nën kontroll në mënyrë që të mos prekin Parkun e Llogarasë. Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të ndërhyhet me dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda, për të vënë nën kontroll situatën.

Situata është mjaft problematike edhe në Majën e Rrunës në Kukës, ku ka filluar ndërhyrja nga ajri.

Vatrat aktive të zjarrit në vend:

Vlorë, Gadishulli i Karaburunit - Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra po mbahet nën kontroll.

Kukës - Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët.

Mirditë - Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

Vermosh - Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Tropojë - Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.

Shkodër - Një tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.

Zjarri në fshatin Cukal është drejt shuarjes përfundimtare.

Lugina e Valbonës - Zjarri në Margegaj është në zonë shkëmbore dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Ora 13:55
Zjarr në Gjirokastër, aktivizohet një vatër në Mashkullorë

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Mashkullorës në Gjirokastër, Për shuarjen e flakëve janë duke punuar 2 mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri aktualisht po djeg bimësinë e zonës por pa rrezikuar fshatrat e banuara.

Ora 12:48
Përkeqësohet situata në Karaburun, era e fortë riaktivizon vatrën te Gropa e Pirit, digjen pyjet me bredha

Për shkak të erës së forte dhe temperaturave të larta është riaktivizuar një vatër zjarri në Karaburun. Kjo ka përkeqësuar situatën e zjarret at, ku në vendin e quajtur Gropat e Pirit mbi Karaburun , vatrat e zjarrit po riaktivizohen për shkak te erës së fortë.

Zjarri ka djegur bredha dhe pemë të ndryshme duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që Forcat e Armatosur dhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura vijojnë të luftojnë më flakët.

Ora 12:12
Toka e nxirë nga hiri, ja çfarë lanë pas flakët që 'përpinë' fshatin Gjormë

 

Këto janë pamjet që vijnë nga fshati Gjorm i Selenicës pas flakëve që përfshinë zonën. Sipërfaqe toke të tëra të mbuluara nga hiri e bimësi e shkrumbuar. E ndërsa bimësisë duket se do t’i duhet shumë kohë për tu rikuperuar.

Ora 10:57
Zjarret në Gjormë e Gumenicë, Bashkia e Selenicës nis bilancin e dëmeve

1628235994_zjarrfikse.jpg

Vlora ka hyrë në ditën e 14 të betejës me vatrat e zjarrit, të cilat janë ende aktive nga Karaburun dhe Dukat. Bashkia e Selenicës ka nisur bilancin e dëmeve të zjarrit të një dite më parë, kur janë djegur 1200 rrënje ullinj teksa nuk gjenden 60 koke bagëti. Ndërkohë pasojat e zjarrit që ra dje në fshatin Gjorm bashkia e Selenices ka bërë bilancin e dëmeve, ku janë djegur 1200 rrënje ullinj, tre banesa  në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanuara ,dhe nuk po gjenden 60 koke bagëti të cilat dyshohet se janë larguar nga flakët e zjarrit.

Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrrolli për të evidentuar dëmet e shkatuara nga zjarri i djeshëm.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?