Siç e kishin paralajmëruar ditën e djeshme (12 tetor), naftëtarët tentojnë të futen në ambientet e uzinës.
Naftëtarët u grumbulluan përpara portës së Uzinës dhe kërkojnë të marrin librezat e punës. “Jemi pa bukë. Kërkojmë pronarin. Do të presim disa minuta sa gjërat të marrin zgjidhje”, kanë thënë naftëtarët.
Ata janë përballur me rojet private të subjektit ku ka pasur dhe përplasje mes tyre. Aktualisht 10 grevistët ndodhen ende në ambient të ngujuar ndërkohë që pjesa tjetër e naftëtarëve që nuk janë futur në grevë kanë dalë në protestë.
I vetmi prej grevistëve që tentojnë të hynë në uzinë është Sokol Dautaj. Në mbështetje të grevistëve kanë ardhur sindikata e fermerëve të bashkuar ku iu është bashkuar dhe kreu i kësaj sindikate, Eduard Sharka.
Me kalimin e ditëve gjendja shëndetësore e naftëtarëve është përkeqësuar ku disa prej tyre u dërguan dhe në spital. Por ata janë rikthyer sërish në grevë. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, rifillimi i punës në rafineri si dhe marrjen e pagave të prapambetura. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet shëndetësore.
Ata qëndrojnë në kushte shumë të vështira dhe prej më shumë se dy javësh ata nuk ushqehen. Kryedemokrati Basha ka qenë i vetmi i cili ka shkuar për të parë grevistët. Basha i ka ftuar që të bëhen bashkë, duke iu kërkuar atyre në mënyrën inderekte votën që të vijë në pushtet në mënyrë që t'i jepet një zgjidhje "problemit me rrënjë".
Ja ashtu ju lumte bjeruni kush ju ka ra hakut jo grev uri jo budalliqe pergjegjsit te behen shembull kush ju ka ber me vujt te vuaj dhe ai njesoj si ju.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15%
Të gabuar
81.7%
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3830
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Ja ashtu ju lumte bjeruni kush ju ka ra hakut jo grev uri jo budalliqe pergjegjsit te behen shembull kush ju ka ber me vujt te vuaj dhe ai njesoj si ju.
Përgjigju