Basha me naftëtarët i premton zgjidhje (në këmbim të votës në 25 prill): Unë tani s'kam gjë në dorë, bëhemi bashkë për një ndryshim në rrënjë

BALLSH- Në ditën e nëntë të grevës së urisë, naftëtarët janë vizituar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u ka ofruar një zgjidhje, por pas 25 prillit. Basha i ka ftuar që të bëhen bashkë, duke iu kërkuar atyre në mënyrën inderekte votën që të vijë në pushtet në mënyrë që t'i jepet një zgjidhje "problemit me rrënjë". 

Zgjidhja e tij është që rrogat e prapambetura, shuma prej 8 mln eurosh t'i jepen nga shtetit, por kjo shumë nuk do të merret nga buxheti, por nga vetë oligarkët. Ai thotë se është koha që SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me djersën e naftëtarëve.

"Kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t'u merret përgjegjësve dhe abuzuesëve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t'i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit. Sot është koha që edhe SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëve", tha Basha. 

Biseda e kryedemokratit Lulzim Basha me naftëtarët

Naftëtari: Është pak gjendje e rëndë shëndetësore, besoj që këtë radhe ne kemi kërkuar një zgjidhje finale, të paktën të zbatohet ligji. Që të mbyllet rafineria, të japin rrogat dhe të mos kemi më situata të tilla të ndërlikuara, secili nga ne të marrë rrugët e botës pastaj. Ne u kemi bërë thirrje aktorëve politik të reagojnë. Shpresojmë që të ketë reagim nga të gjitha palët.

Basha: Më vjen keq që ndodheni për herë të dytë në këtë situatë, edhe atëherë premtime të pambajtura, njerëz të braktisur. Sikur morën ndonjë premtim. A morët pagesë?

Naftëtari: Morëm një pagesë minimale, shkak ka qenë mosfurnizimi me lëndë të parë, çudia më e madhe është se ne kemi bërë protesta pafund. Falë mediave që janë pasqyruar hallet tona, janë probleme që kërkojnë zgjidhje afatgjatë, s'mund të luhet më me kompani që operojnë në një afat të shkurt.

Basha: Dy vendet nga më të pasura në Shqipëri është ky dhe Bulqiza, janë edhe dy vendet më të varfra, pasurohet një grusht njerëzish, të vetmit që punojnë nuk paguhen, minatorët dhe naftëtarët janë më të diskriminuarit. Në këtë realitet unë e kam shumë parasysh edhe për faktin se kjo është hera e dhjetë. E gjitha kjo është produkt i një seri aferash korruptive, se para ka pasur dhe përfituar. Askush nuk më thotë kush i ka blerë asetet që janë shitur në ankand, se kjo kompani ka pasur asete. Duam të dimë kush i ka këto asete. A ka qenë ankandi sipas ligjit. Unë sot fjalë i kam, jam kryetar i opozitës nuk kam mundësi t'ju vij në ndihmë me vendimmarrje edhe për disa muaj. Ajo shumë parash që ju detyrohet, që sot është një detyrim ligjor, ajo shumë do t'ju merret përsipër nga shteti, jo përfundimisht. Shteti do të lajë pjesën e borxhit, paguesit përfundimet të 8 mln euro nuk do të jenë taksapaguesit shqiptar, po do ia nxjerrim ku t'i kenë, nga vilat, nga hundët po të jetë nevoja, do i paguajnë ata një e nga një, por zgjidhja nuk do të jetë në funksion të momentit, zgjidhjen do e marrë përsipër shteti, do e marr unë pas 25 prillit. Problem pa zgjidhje nuk ka, do u ushtrojmë presionin se kanë bërë shfaqje dhe një herë në 6 muaj ju gjej në grevë urie, më trishton pa masë kjo pamje, por për fat të keq siç jeni shtrirë ju, e ka shtrirë të gjithë Shqipërinë. Nuk mban më, vjedhin çdo gjë, bëhuni të fortë, nuk ia vlen vetësakrifkimi, hajde bëhemi bashke se ky është një vend i pasur, por i vjedhur. Kini besim te vetja, te familja dhe të ndërtojmë së bashku një marrëdhënie besimi. Kjo punë kërkon një ndryshim me rrënjë, kush mendon se ka zgjidhje të përkohshme, gënjen, mos i besoni një njeriu që nuk i ka mbajtur premtimin për 7 vjet t'i mbaj tani në 6 muaj.

Naftëtari: Tallja më e madhe ishte kur nuk na pritën në shkallët e ministrisë, ata duhet të vinë këtu, s'kemi pse shkojmë ne atje. Kjo është një ndërrmarje fitimprurëse, të falimentojnë 8 kompani. Kërkojmë garanci nga shteti që të mos gjendemi më në këtë situatë. Ata po tallen me ne, prandaj kemi kaluar deri në vetëlfijim, atyre u duket sikur po bëjmë shoë. Kjo është jeta e gjithë qytetit. Jeta është ndërtuar mbi këtë rafineri, vdes i gjithë qyteti po u mbyll.

Naftëtari: Na vret më shumë se gjithçka që nuk furnizojmë dot lëndë të parë, ne krijojmë sindikatën në kushte pandemie, dhe nafta ra në bursë, tani kur nafta ra në zero, si shpjegohet.

Naftëtari tjetër: Kam fëmijët pa nënë, kam 20 mijë euro borxh. Të marr masa, ku do vete unë. Të vdes?

Naftëtari: Më vajti operacioni 9 mijë euro, jam kredi, kam borxhe, nuk është qumësht ai është naftë, ari i zi, po bëhet luftë në të gjithë botën.

Basha: Kam ardhur këtu për të ngritur zëri. Një thirrje kam për organet e tjerë atë drejtësisë, të vijnë të bëjnë punën, se nuk ka nevojë që të gërmosh se ku kanë shkuar paratë. Janë në mes të Tiranës, në bankat e qeveritarët, të lojërat e fatit kështu që prokuroria mjafton të bëjë detyrën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosun baci: 07/10/2020 11:13

    ik ore vemje q....

    Përgjigju
  • LYLI tyryfyli: 06/10/2020 20:55

    e Lylo, paske vajt per qoka? O b...ir pazaresh, po nuk behet pazar me veshtiresite e te tjereve o turi zhabe. Ata jan hallexhi e duan vetem hakun e tyre, kurse ti shkaperdh*te njeri do karrigen. Te zonshin hallet e tyre. Ty e gjith ata b*shtrat qe bejne propagande per ty.

    Përgjigju
  • erla: 06/10/2020 19:32

    Lul kokshpulla nuk ke vetem zerin sot jo. Ke dhe 2 kate pallati qe i mban bosh siper Venecias, ke dy vila te PApuli, dy vila te Vala mar, nji apartament ne Hollande. keto qe duken se atoqe sduken jane si ajzbergu. Mos flit kot kerric genjeshtar

    Përgjigju
  • kola: 06/10/2020 19:30

    O Lulo ca bere ti per naftetaret mer mashtrus qe polle taci oil qe te jepte ryshfete ty dhe Liri Berishes dhe gjithe familjes berisha mer mut. Pse tallesh me keto fakira mer pronar i 4 vilave per dy vjet o kackavall muti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja