17 ditë pa ushqim, protestat vënë në lëvizje kompaninë e rafinerisë së naftës! Takimi me naftëtarët pa sukses! Dautaj: Greva do vijojë(VIDEO)

BALLSH- Takimi i naftëtarëve dhe përfaqësuesve të kompanisë së rafinerisë së Ballshit nuk ka prodhuar asnjë marrëveshje këtë të mërkurë. Naftëtarët shprehen se gjatë takimit ka pasur vetëm premtime boshe dhe se nuk u është ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punë.

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ishte i pranishëm në këtë takim. Pasi negociatat me kompaninë dështuan, ai thotë se greva e urisë si dhe protestat e qytetarëve të Ballshit përpara uzinës do të vijojnë.

Në takim me përfaqësuesit e kompanisë kanë qenë të njëjtët persona të cilët u afruan në mjediset e uzinës rreth dy muaj më parë dhe që premtuan nënshkrinin e kontratave me punonjësit, proces që nuk u finalizua asnjëherë.

Sipas naftëtarëve këto takime janë tentativa për të prishur grevën e urisë dhe për të ndaluar protestat e tyre, por pa marrë një zgjidhje konkrete janë të vendosur të vazhdojnë.

Më herët, gjatë ditës së sotme, naftëtarët shqyen me forcë derën e rafinerisë, kanë çarë kordonin e policisë private dhe janë futur në ambientet e rafinerisë. Kjo, për kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj, i nxori zbuluar të gjithë, pasi nuk ka asnjë punonjës të administratës dhe pronari i kompanisë "Allum" ka ikur.

"Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t'u treguar shumë qartë që ky ka qenë një show i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku "Allun". Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë", tha Dautaj.

Ata thonë se kërkesat e tyre janë shumë të qarta. "Është i gjithë fati i qytetit. Rafineria punon me naftëtarë. Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë. Hapi i radhës është shumë i qartë, kjo është në dorën e naftëtarëve, më shqip dhe qartë që i kemi shprehur kërkesat tona, nëse do ia lëmë Zotin, ne të vdekur jemi", tha Dautaj.

Në 3 shtator naftëtarët nënshkruan kontratat që rrjedhimisht do të sillnin edhe rikthimin e tyre në punë, por një gjë e tillë nuk ndodhi! Sa i përket pagave të prapambetura kompania mëmë "Allum Enteprises " është shprehur se nuk do t'i japë të gjitha pasi një pjesë e tyre i takojnë kompanisë së mëparshme "Tosk Energy", me të cilën është fituar gjyqi. Ata i bëjnë thirrje ministrisë së Infrastrukturës, Belinda Balluku që të reagojë dhe t'i japë një zgjidhje këtij problemi që zgjat prej muajsh.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Takimi i naftëtarëve me përfaqësues të kompanisë së uzinës pa sukses

Përfundon pa sukses takimi i naftëtareve me përfaqësues të firmës e cila pretendon se ka në administrin uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.

Gjatë takimit ka pasur premtime boshe, dhe nuk është ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i pranishëm në takim bashkë me 5 specialistë të tjerë, ka konfirmuar se greva e urisë do të vazhdoj dhe paralel me të edhe protetat përpara uzinës dhe në qytetin e Ballshit.

Pjesë e takimit kanë qenë të njëjtët persona të cilët u afruan në mjediset e uzinës rreth dy muaj më parë dhe që premtuan nënshkrinin e kontratave me punonjësit, proces që nuk u finalizua asnjëherë.

Sipas naftëtarëve këto takime janë tentativa për të prishur grevën e urisë dhe për të ndaluar protestat e tyre, por pa marrë një zgjidhje konkrete janë të vendosur të vazhdojnë.

Ora 11:54
Pas 17 ditësh grevë urie, naftëtarët thirren në takim me përfaqësuesit e firmës

1602664801_4.jpg

Në ditën e 17 të grevës së urisë, pas përshkallëzimit të protestave naftëtarët e Ballshit janë thirrur në takim nga nënkontraktorë të kompanisë dhe kanë shpresë për arritjen e një marrëveshje. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj për Report Tv. 

"Jam  kontaktuar për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës, jemi njoftuar që ka një lëvizje nga palët. Nënkontraktori që menaxhon kompaninë jemi njoftuar në takim, jemi prirur që të ulemi në takim me çdo palë. nuk e dimë se cila palë do jetë në takim", tha Dautaj. Ata shprehen se janë të gatshëm të marrin librezat e punës, por i duan të firmosur nga kompania, por këmbëngulin që kjo po bëhet e pamundur pasi nuk ka asnjë punonjës të firmës.

Ora 11:45
Me zërin e dobët, naftëtari për Report Tv: Derën e shqyem nga mllefi (VIDEO)

Mllefi për mungesën e një përgjigje, ka bërë që grevistët të lënë grevën për pak minuta dhe t'u bashkohen protestuesve të tjerë. Një prej tyre ka folur për mikrofonin e Report Tv me gazetarin, Kristaq Thano, i cili tha se e gjitha kjo erdhi për shkak të mllefit që kishin akumuluar prej ditësh. Ai ka njoftuar se do të rikthehen sërish në grevë.

"E shqyem nga ai mllef që kishim prej 17 ditësh dhe do të kthemi përsëri në grevë. Nuk lëvizim derisa kryeministri të japë një zgjidhje", tha naftëtari, mes vështirësive për të folur për shkak se ishte i pafuqishëm.

Ora 10:47
Specialisti në rafinerinë e Ballshit: Më vjen për të qarë kur e shoh! S'kam lënë pajisje pa mirëmbajtur këtu (VIDEO)

Një nga naftëtarët, në një prononcim për Report Tv, bëjnë me dije se me pak punë Uzina mund të vihet në punë. Madje njëri prej specialistëve, që ka punuar prej vitesh në këtë Uzinë, thotë se i vjen për të qarë që e sheh se si  është lënë pas dore.

"E kemi mirëmbajtur dhe e kemi pasur në gjendje pune, duke e lënë në harresë për një vit të tërë. Ne e kemi mirëmbajtur, kemi sakrifikuar edhe pa lekë. Ky me pak kosto vihet në punë menjëherë, më vjen keq, gati të lëshoj lot se s'kam lënë pajisje pa e pastruar. Pa marrë lekët tona, ne do e marrim pjesën tonë. Kompanitë nuk kanë dalë me humbje, kush ua bëri bilancin? Po doli nafta me humbje, kush del me fitim, domatja", tha specialist.

"Ka nevojë për investim, por jo për aq sa e bëjnë ata", tha një tjetër.

Ora 10:22
Naftëtarët shqyen derën , futen brenda në Rafineri! Dautaj: I nxorëm zbuluar', këtu s'ka pronar (VIDEO)

Naftëtarët kanë shqyer derën kryesore, ka depërtuar në kordonin e policisë private dhe janë futur në ambientet e rafinerisë. Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj tha se kompania "doli zbuluar" pasi aty nuk punon askush nga administrata.

"Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t'u treguar shumë qartë që ky ka qenë një show i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku "Allun". Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë", tha Dautaj.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ballshuku: 14/10/2020 18:04

    Perse nuk i thoni emrin e vertete te pronarit te Tosk Energy? Keni frike apo ju vjen turp se eshte patrioti juaj. Perse kerkoni leket nga taksat tona dhe nuk i thoni shtetit: Sekuestroja pasurine kriminale Besnik Sulaj ose Besos te Taiwanit dhe na jep rrogat? Sindikaliste leshi qe keni frike te kerkoni djersen tuaj..

    Përgjigju
  • redi: 14/10/2020 12:04

    Naftetaret kane te drejte .Qeveria te padise ata qe shiten rafinerine ne nenyre kriminale dhe te behet shtetezimi i saj ,pasi ata kane qindra milion dollar taksa te pa oaguara tek tatimet ,plus shteti ka 15% te aksioneve ,ndryshe do jete i nhejti avaz.

    Përgjigju
  • edi: 14/10/2020 10:19

    Nuk besoj se ju jeni sindikate.Sipas meje jeni akoma bashkimet profesionele qe beni ç'thote partia,shqip jeni njerez te shitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!