Në protestat e ditëve të fundit sulmet e qytetarëve janë drejtuar edhe ndaj Prokurorisë së Posacme. Gjatë fjalimeve në podium këtë të enjte mesazhet shkuan për ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani, që sipas tyre ka ndëshkuar njerëz të ndershëm dhe ka mbrojtur hajdutët.
“Altin Dumani, ish-kryetari i SPAK-ut, jep dorëheqjen dhe shko në burg vetë për krimet që ke bërë. Unë jam Zhaneta Lamçe. Të kam çuar gjithë ato denoncime për gjykatës dhe kryetarë bashke. Ti po mbron hajdutët dhe po dënon njerëzit e ndershëm. Ti duhet të hysh në burg dhe ta marrë vesh gjithë populli që ke bërë 3 vila”, tha një e moshuar gjatë fjalës së saj në protestë.
SPAK-ut i kërkuan transparencë edhe për hetimet dhe imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Dhe një kërkesë të fundit për SPAK. Ju lutem ta bëjnë të qartë dhe pa nënkuptime. A ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut? Ju bëj thirrje edhe deputetëve që nëse ka një dokument të protokolluar nga SPAK për këtë çështje, ta bëjnë publike. Arrestoni Ballukun”, tha një protestues.
Në shesh u panë edhe disa studentë të veshur simbolikisht me uniforma e kapele diplomimi, për të dhënë mesazhin kundër nepotizmit. Të rinjtë kërkuan largimin nga politika të kastës së vjetër.
“Jemi lodhur duke bërë diploma për rrugët e Europës. Rinia është lodhur nga të njëjtat figura politike. Tani është radha jonë”, tha një e re në protestë.
Ironitë nuk i kursyen edhe ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali, e cila dorëzoi në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e parties.
“Ne nuk do të mjaftohemi as me deputetë që bëjnë gjasme sikur i dalin përballë partisë, por vijojnë të jenë brenda partisë. Ne kërkojmë që lëvizjet e kujtdo të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit”, tha organizatori Edison Lika.
Pas përfundimit të fjalimeve grupi i protestuesve, çdo ditë e më i reduktuar, vijoi me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka postuar në rrjetet sociale fotografi nga protesta e sotme në Tiranë, teksa shkruan se në shesh ‘kanë mbetur sorrat’.
Për Ballën, fotografia nga tubimi, ku duket një pjesëmarrje e ulët e pjesëmarrësve, nuk është tallje me protestën.
Balla thekson se ata që kishin arsye legjitime për të protestuar, sot nuk janë më në shesh, teksa shtoi se Qeveria do të punojë për zgjidhjen e problemeve të tyre.
“Kjo fotografi nuk është tallje me protestën. Është e kundërta. Unë i respektoj maksimalisht ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Ata kishin të drejtë të dëgjohen. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit. Ata kërkojnë dëgjimin dhe reflektimin tone. Por sot ata nuk janë më këtu. Dhe unë i nxjerr për të treguar se aty kanë mbetur sorrat. Kurse ata meritojnë dialogun dhe hapat për zgjidhjen e shqetësimeve dhe shërimin e zemëratës”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.
Pas përfundimit të fjalimeve në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Nga pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit kanë shkruar në shkronja të mëdha 'SPAK you' në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Me thirrjet 'Rama n'burg, Berisha n'burg', ata kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e të gjithë klasës politike në vend.
Një pedagog dhe përfaqësues i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ai tha se sindikata ka dalë në mbështetje të protestës dhe u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen asaj.
Profesori theksoi se pesë kërkesat e ngritura nga protestuesit janë të rëndësishme për vendin dhe duhet të merren në konsideratë nga qeveria.
Duke folur për arsimin dhe shëndetësinë, ai tha se degë si mjekësia dhe inxhinieria duhet të mbeten përgjegjësi e shtetit dhe jo të kalojnë në duart e privatit. Profesori kritikoi edhe situatën në disa universitete private, duke kërkuar kontrolle më të forta nga institucionet.
“Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit dhe të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, e cila, në një deklaratë të posaçme, i dha mbështetje protestës qytetare ku pjesëmarrës janë studentët. I bëj thirrje të gjithë studentëve që të vijnë dhe të mbështesin protestën për Shqipërinë europiane. Kjo protestë është qytetare, paqësore dhe 5 kërkesat janë më të rëndësishmet për vendin tonë, ndaj qeveria duhet t’i plotësojë ato. Mjekësia dhe inxhinieria nuk mund të jenë në duart e privatit, duhet të jenë përgjegjësi e shtetit. Ndaj qeveria t’i thërrasë mendjes. Universitetet kioska t’i kontrollojë dhe t’i kalojë studentët te publiku”, pohoi ai.
Disa studentë, të veshur me uniforma dhe kapele diplomimi, i janë bashkuar mbrëmjes së sotme protestës para Kryeministrisë.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme, për të denoncuar nepotizmin në Shqipëri.
‘Mjeke, por vendin ma zuri fëmija i një deputeti’, ‘Aktore, por nuk e përballoj dot jetesën’, ‘Shkenca politike, por vendin ma zunë Zegjinetë’, janë disa nga mbishkrimet kryesore në pankartat e studentëve.
Një e moshuar gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe ish-drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.
Duke e akuzuar Dumanin se ka dënuar njerëzit e ndershëm dhe ka mbrojtur hajdutët, ajo kërkoi arrestimin e ish-kreut të SPAK.
“Altin Dumani, ish kryetari i SPAK-ut, jep dorëheqjen dhe shko në burg vetë për krimet që ke bërë. Unë jam Zhaneta Lamçe. Të kam çuar gjithë ato denoncime për gjykatës dhe kryetarë bashke. Ti po mbron hajdutët dhe po dënon njerëzit e ndershëm. Ti duhet të hysh në burg dhe ta marrë vesh gjithë populli që ke bërë 3 vila. Ku i gjete lekët? E dini që nëpër gjykata ka nga ata të ish-sigurimit të shtetit? Kryetari i Gjykatës së Apelit këtu dhe Ardian Dvorani janë pjesë e ish-sigurimit të shtetit. Dhe ti zonja Kos si i jep të drejtën Edi Ramës që të fusësh Shqipërinë në Europë? Lugat është Sali Berisha, vampir është Edi Rama”, tha mes të tjerash e moshuara.
Një prej protestuesve gjatë tubimit para Kryeministrisë i bëri thirrje SPAK-ut që të tregonte nëse ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Dhe një kërkesë të fundit për SPAK. Ju lutem ta bëjnë të qartë dhe pa nënkuptime. A ka një kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut? Ju bëj thirrje edhe deputetëve që nëse ka një dokument të protokolluar nga SPAK për këtë çështje, ta bëjnë publike. Arrestoni Ballukun”, tha një protestues.
Organizatori Edison Lika ka ‘thumbuar’ deputeten socialiste Elisa Spiropali (duke mos e përmendur me emër) nga protesta, e cila dorëzoi në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e parties.
Lika tha se deputetët socialistë nuk duhet të bëjnë gjasme sikur i dalin përtisë përballë, ndërkohë që sipas tij vijojnë të jenë brenda partisë.
Ai kërkoi që lëvizjet e kujtdo deputeti të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit.
“Ne inkurajojmë këdo që i del para këtij regjimi. Ne kërkojmë nga SPAK hetimin e Ramës, si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar. Por ne nuk do të mjaftohemi as me deputetë që bëjnë gjasme sikur i dalin përballë partisë, por vijojnë të jenë brenda partisë. Ne kërkojmë që lëvizjet e kujtdo të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit”, tha organizatori Edison Lika.
Komente










E kan fajn alienët! Nuk e keni kuptuar akoma? Ahahahahaha.... Mungon vetëm Fred Cako që të dalin të mbajë fjalimin e ti!. Nuk lat njëri pa sulmuar, SHBA, BE etj... Mëngjes, drekë, darkë i njejti avaz
PërgjigjuAman a nuk mbarun a ka ngel njeri pa fol ,a po nuk kan dale komshit e mi.Shpresojme qe te kenaqen kur flasin e dalin ne tv
Përgjigju