Presidenti bujar Nishani ka përcjellë një mesazh urimi për homologun e tij gjerman Joachin Gauck me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman.
Nishani ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera ndërkohë që ka falenderuar për kontributin e dhënë për rimëkëmbjen social-ekonomike të Shqipërisë.
Mesazhi i Bujar Nishanit për Glauck
“I nderuar Zoti President,
Kremtimi i 3 tetorit, Ditës së Bashkimit Gjerman, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e miqësore për Ju dhe popullin mik gjerman.
Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj konstatoj me kënaqësi se, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit mes dy vendeve tona kanë në themel të tyre miqësinë mes dy popujve dhe solidaritetin shumë të veçantë të ofruar ndër vite nga Gjermania për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë ndihmën e pakursyer e shumëdimensionale që Gjermania ka dhënë për rimëkëmbjen social-ekonomike, konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor të vendit tim, i cili sot, një çerek shekulli pas rënies së komunizmit, është kandidat për në Bashkimin Evropian dhe aspiron hapjen së shpejti të negociatave të aderimit në Union. Ju siguroj se Shqipëria është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave, e bindur se në këtë rrugëtim do të ketë gjithmonë mbështetjen miqësore të Gjermanisë.
Duke ju uruar shëndet e lumturi dhe popullit gjerman zhvillim e përparim të mëtejshëm, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com