Papa Françesku ka bërë një lutje të veçantë në xhaminë Sulltan Ahmet, në krah të myftiut të Madh të Stambollit, në ditën e dytë të vizitës së tij 3 ditore në Turqi. Kreu i Vatikanit uli kokën dhe me duart mbledhur u lut në heshtje për gati 3 minuta, në një gjest të harmonisë fetare që zëdhënësi i Vatikanit e përshkoi si ‘një moment të përbashkët adhurimi’ të Perëndisë.

“Zot pranoje atë”, tha myftiu Yaran me duart lart dhe me shikim na qielli sipas lutjes muslimane. Një akt i ngjashëm në vitin 2006 nga paraardhësi i Atë Bergolios, Papa Benedikti është kritikuar nga katolikë konservatorë e muslimanë.

MESHA E PAPES

Më pas, kreu i Vatikanit ka vizituar muzeun “Aja Sofia”, e cila ishte kisha kryesore bizantinë në Kostandinopojë para se të shndrrohej në një xhami pas pushtimit musliman të qytetit. Aktualisht ajo është muze, ndonëse disa grupe islamike dëshirojnë që ajo të konvertohet përsëri në xhami.

Më tej Papa kremtoi meshën në katedralen e Frymës së Shenjtë për t’u takuar më pas me udhëheqësin e Kishës ortodokse, Bartolemeu I, që është edhe arsyeja e vërtetë e vizitës së tij në Turqi. Të dy udhëheqësit shqirtërorë zhvilluan bisedime, në përpjekje për të arritur një marrëdhënie të mirë midis 2 kaheve të krishtërimit.

Gjatë qëndrimti të tij 3 ditor, Papa Françesku përballet me një mision delikat në Turqinë me shumicë myslimane, ndonëse si shtet shfaqet me kushtetutë laike. Ati i Shenjtë ka për qëllim forcimin e lidhjeve me udhëheqësit fetarë, duke dënuar nga ana tjetër dhunën kundër të krishterëve dhe pakicave të tjera në Lindjen e Mesme. Udhëtimi i fundit i Atit të Shenjtë është i treti në një vend musliman gjatë papatit të tij, pas Jordanisë dhe Shqipërisë.

papa ne turqi
papa ne turqi

Redaksia Online
(shqiptarja.com)