E hëna, që korespondon të jetë tre ditë para ndeshjes me Poloninë, ka nisur me një lajm shumë pozitiv për kombëtaren. FSHF dhe Nedim Bajrami kanë fituar gjyqin në CAS ndaj FIFA-s, që futbollisti i Empolit të veshë fanellën kuqezi dhe shumë shpejt pritet të jetë i grumbulluar në Varshavë me Kombëtaren. Bajrami, që më herët ka qenë pjesë e ekipve të moshave të Zvicrës, shquhet për aftësitë në fazën e sulmit dhe pritet të jenë një ndihmë e vyer për 3 ndeshjet e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit.
E para është të enjten kundër Polonisë, kundërshtarit më të fortë në grup pas Anglisë, për të cilën mbrojtësi Gjimshiti dhe mesfushori Gjasula janë optimistë se do ta përballojmë me sukses.
Berat Gjimshiti: “Besoj se kemi bërë hapa pozitivë. Duhet të kemi respekt, pasi ka një skuadër shumë të mirë, me lojtarë që luajnë në klubet më të mira në botë. Por duhet të shikojmë veten, si do luajmë ne dhe do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen”
Klaus Gjasula: “Është një ekip me shumë eksperiencë dhe cilësi. Pa diskutim, edhe Gjimshiti e tha që kanë lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. Do të kemi respekt përballë kundërshtarit, por frikë asnjëherë. Po të japim ne maksimumin dhe secili të tregojë cilësitë e tij, besoj se i kemi të gjitha mundësitë.”
Sot është dita e dytë e Kombëtares në Varshavë, ndërsa trajneri Reja ka zgjedhur të mos i ngarkojë fizikisht, duke u ushtruar vetëm me një seancë në ditë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.3%
-
Të gabuar
7.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1255
Lajme të tjera
-
Shqiptarët në Europë! Më shumë se kurrë pjesë e Champions, Europa dhe Conference League
21 Shtator, 14:26
-
Rezultatet e Kombëtares, FIFA shpërblen kuqezinjtë e Sylvinho-s! Kosova humb dy pozicione
21 Shtator, 10:44
-
‘Futbollistë super bombardues’, ish-deputeti Jenisheri letër federatës që të stërvisë kombëtaren: Metodat e mia e mundin 100% Çekinë
20 Shtator, 14:24
-
Pamundësia për të blerë biletë, FSHF: Kemi vepruar si në rastet e tjera, ishin 300 mijë kërkesa
17 Shtator, 16:39
-
Biletat avulluan në 2 orë, dyshim për shitje preferenciale! Prodani: Të bësh para përmes kombëtares, qëllimi i FSHF! Duka e trajton si pronë private
17 Shtator, 13:20
-
VIDEO/ Lotët e Amarit tani janë gëzimi, tifozi i vogël kuqezi që preku shqiptarët 2 vite më parë: Po bëhem gati për në Gjermani
15 Shtator, 12:48
-
VIDEO/ Tifozi simbol, 39 ndeshje 'fytyrë-shqiponjë' pas kuqezinjve: Misioni i madh i Kombëtares që na bashkon të gjithëve! Pengu më i madh? Pasaporta shqiptare
12 Shtator, 13:28
-
‘Sylvinho ka heshtur edhe kritikët’, Duka: Për kualifikimin duhen ende pikë, por po shohim për vendqëndrime në Gjermani
12 Shtator, 12:56
-
VIDEO/ Tirana pa gjumë, tifozët 'skuqin' kryeqytetin: Kombëtarja ndienjë shpirti, pas Europianit shkojmë në Botëror
11 Shtator, 13:12
-
Kombëtarja nis përgatitjet për Poloninë, të dielën sfida! Bajrami: Jemi në gjysmë të rrugës! Mitaj: Pika kundër Çekisë do na ndihmojë
8 Shtator, 21:28
-
Nedim Bajrami nga Tetova që refuzoi Zvicrën për Kombëtaren! Peripecia me FIFA-n dhe vendimi i CAS-it në Lozanë
8 Shtator, 12:25
-
NOTAT/ Kombëtarja vetëm një gjuajtje në portë, Jasir Asani më i miri në fushë! Hysaj 'ngel në klasë'
8 Shtator, 10:04