Dita e katërt e grevës së naftëtarëve! Rëndohet gjendja shëndetësore! Kreu i sindikatës: S'kemi hyrë për t'u mjekuar, por për të vdekur! Vjen ambulanca por refuzohet vizitën (VIDEO)

Greva e naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e katërt këtë të enjte (1 tetor). Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet.

Por pavarësisht kësaj, nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve shtetërore mbi 10 grevistët.

Ata kanë filluar të shfaqin shenja si dhimbje koke, këputje, lodhje fizike. Të vetmin burim ushqimor, ata kanë gjetur ujin me sheqer. Si asnjëherë më parë ata janë të vendosur ta çojnë këtë formë proteste deri në fund në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kreu i sindikatës si dhe një prej naftëtarëve u shpreh se janë gati të vetëflijohen. Pas këtyre deklaratave, ka reaguar dhe një prej qendrave shëndetësore të zonës. Rreth orës 12:00 ata kanë sjellë një ambulancë për të parë gjendjen shëndetësore të naftëtarëve, por bluzat e bardha u refuzuan.

Gjithashtu edhe për kompaninë të cilën kërkojnë fillimin e punës, nuk ka reaguar ende. Ata kërkojnë rifillimin e punës në rafinerinë e Ballshit si dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Ambulanca mbërrin pranë naftëtarëve në grevë! Ata refuzojnë kurimin (VIDEO)

Pas denoncimit në Report Tv për mungesën e personelit mjekësor pranë naftëtarëve që janë në grevë, ka ardhur reagimi i bluzave të bardha.

Këtë mëngjes ka mbërritur një ambulancë dhe mjekët u futën brenda godinës ku qëndrojnë naftëtarët.

Por këta të fundit kanë refuzuar ndihmën mjekësore, teksa vijojnë të kërkojnë ndihmën e shtetit lidhur me plotësimin e kërkesave të tyre.

Ora 10:33
Naftëtari: Shëndetësia po na lë të vdesim, do flijohemi këtu (VIDEO)

Një prej naftëtarëve thotë se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar së shumti. Ai thotë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, edhe sikur kjo t'i kushtojë jetën.

"Kemi marrje mendësh, na shtrëngon gjoksi. Vendi këtu është shumë i vogël. Edhe shëndetësia po na lë të vdesim këtu. Derisa të vdesim do filjohemi këtu ne. Nuk kemi çfarë të bëjmë, rrugë tjetër nuk kemi. Kemi fëmijët bukë, fëmijët presin baballarët e tyre" - tha një prej naftëtarëve.

 

Ora 10:32
Kreu i sindikatës së naftëtarëve: Nuk kemi hyrë në grevë për tu kuruar, por për të vdekur (VIDEO)

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga qendrat shëndetësore. Ai tha se në grevë nuk kanë hyrë për tu kuruar, por për të vdekur.

"Gjendja ka filluar të rëndohet. Disa nga kolegët tanë kanë dhe sëmundje të tjera shoqëruese që nuk i kanë trajtuar prej kohësh për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Lagështira bën punën e vetë. Sot na është bashkuar dhe një koleg i Poçemit pasi kanë të njëjtin problem. Në grevën muajit shkurt kanë ardhur disa ambulanca ndërsa sot nuk ka. Ne nuk kemi hyrë në grevë për të marrë shërbim nga qendra shëndetësore por për të vdekur. Dihet që greva e urisë shprehet derisa ne të shkojmë në limitet e jetës" - tha Dautaj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • London: 01/10/2020 18:04

    Mjer s populli per ket qeveri mafiozash qe drejtojne vendin ku asnjeher nuk rrespektohet punetori prandaj edhe sot mbas 30 vite demokraci qe nuk ekzistoi kurre shqipetaret akoma me valixhe ne dore marrin rrugat e botes kurse Edvin Halja thote dse (ata) shkojne e vijne

    Përgjigju
  • Landi: 01/10/2020 16:50

    Keta jane njerezit me te vuajtur, ishalla zgjidhet problemi I tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)