1 Maji/ Ruçi: Sot për mua është një ditë reflektimi, do bëjmë më të mirë që tërmeti dhe koronavirusi të mos dëmtojë punëtorët

1 Maji/ Ruçi: Sot për mua është një ditë reflektimi, do bëjmë më të mirë që tërmeti dhe koronavirusi të mos dëmtojë punëtorët

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndeti sot punëtorët e Shqipërisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Një ditë reflektimi e quan ai, teksa shprehet se kjo qeveri do të bëjë të pamundurën që as tërmeti dhe as koronavirusi të mos dëmtojë themelet e punëtorëve. 

“E kam për nder t’u drejtohem sot të gjithëve ju, punëtoreve dhe punëtorëve të Shqipërisë, që me punën tuaj të përditshme ndërtoni jetët e familjeve e fëmijëve tuaj dhe me modesti e pa u ndier kontribuoni në ndërtimin dhe gjallërimin e ekonomisë së Shqipërisë. Në zhvillimin dhe përparimin e vendit, në rritjen ekonomike dhe përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies, është djersa dhe investimi juaj. Ekonomia jonë po rritet e do të rritet, teknologjia po përparon e do të përparojë, shkenca po i paraprin e do t’i paraprijë prodhimit, industrisë, bujqësisë e shërbimeve. Por asgjë nuk arrihet pa kontributin, energjitë, përkushtimin dhe thjeshtësinë e duarve tuaja të arta, në cilindo sektor ku punoni.

Sot për mua është një ditë reflektimi. Për ligje më të mira për punën dhe njerëzit e punës; për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës; për ngushtimin e diferencave gjinore e moshore në paga; për shëndetin, mbrojtjen dhe sigurinë në punë, për garantimin dhe fuqizimin e fondit të pensioneve e të kujdesit shëndetësor, për të mbrojtur shëndetin dhe të ardhmen tuaj; për mbrojtjen e punëtorëve të rinj dhe rritjen e kualifikimit të tyre, për  mbrojtjen nga papunësia e varfëria;  për mbështetjen e invalidëve të punës; për integrimin e personave me aftësi ndryshe; për mbrojtjen tuaj dhe të familjeve tuaja nga fatkeqësitë natyrore e shëndetësore; për orientimin e arsimit dhe formimit profesional drejt  rritjes së aftësive punë-krijuese.

Ne duhet të kemi parasysh se puna nuk duhet të prodhojë thjesht një pagë, qoftë ajo edhe e mirë, por mundësi reale për një cilësi jete të denjë;  burim për kujdesin për fëmijët, familjen dhe të moshuarit; mjeti për të plotësuar ëndrrat e vajzave e djemve të Shqipërisë për të ndërtuar të ardhmen që dëshirojnë në atdheun tonë të  bukur; një burim dhe forcë për të realizuar zhvillimin individual dhe prodhuar ndryshimin shoqëror. Aktualisht ne po dalim nga dy gjendje të jashtëzakonshme dhe unë e kam të qartë se pasojat më të rënda rëndojnë dhe sakrificat më të mëdha janë kërkuar nga ju, gra dhe burra të Shqipërisë, që punoni në fabrika apo fasoneri, në spitalet a shërbime të tjera kujdesi, në serra apo ngastrat tuaja, në dyqanet e bizneset tuaja të vogla të ngritura me njëmijë sakrifica; në kantieret e ndërtimit, shërbimet ndaj familjeve e qytetarëve.

Kuvendi dhe Qeveria do të bëjnë më të mirën që pasojat e daljes nga pandemia e koronavirusit për ju të jenë sa më të lehta; që ju të gjithë të ktheheni sa më shpejt e sa më të mbrojtur në vendet tuaja të punës; që fëmijëve tuaj t’u kthehet sa më parë buzëqeshja dhe ta rigjejnë njeri-tjetrit në bangat dhe oborret e gëzuara të shkollave; që ju dhe familjet tuaja të gëzoni të mirat dhe lumturinë e jetës. Ne do të bëjmë më të mirën që as tërmeti, as pandemia e koronavirusit, të mos dëmtojnë themelet e mirëqenies së punëtorëve, “stofën” e shoqërisë dhe ëndrat e fëmijëve tuaj për të ardhmen.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij përshëndetës me rastin e 1 Majit.


Lajmi kryesor:

Dita e punëtorëve/ Rama: 1 maji më i vështirë i Shqipërisë demokratike! Meta: Reflektim të jetë festë për arritjet e punëtorëve


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden

Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden