“Në kohë si këto, është thelbësore që qeveritë dhe shoqëritë në mbarë botën të përkushtohen për të siguruar strehim dhe siguri për ata që kanë humbur gjithçka në konflikt apo persekutim. Me 86 për qind të të gjithë refugjatëve që jetojnë në botën në zhvillim, dhe me sistemin e përgjigjes humanitare gjithnjë e më të mbingarkuar, solidariteti ndërkombëtar dhe shpërndarja e barrës e ngarkesës janë vendimtare në plotësimin e nevojave të komuniteteve të zhvendosura si dhe të pritësve të tyre”, - thotë Ban Ki-moon në mesazhin e tij.
“Refugjatët janë njerëz si gjithë të tjerët,- thotë Ban Ki-moon, ndaj shton ai, -“në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, le të kujtojmë humanizmin tonë të përbashkët, të festojmë tolerancën dhe diversitetin dhe të hapim zemrat tona për refugjatët kudo”.
Ndërkohë, mesazh sensibilizimi ka dhënë edhe komisionieri për refugjatët në OKB, Antonio Guterres
Mesazhi sensibilizues i ban Ki-moon
Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, le të kujtojmë gjendjen e miliona njerëzve në mbarë botën të cilët kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e konfliktit dhe persekutimit. Në fund të vitit 2014, 59.500.000 persona – shifra më e lartë e regjistruar - u zhvendosën me dhunë në gjithë globin. Kjo do të thotë se sot një në çdo 122 qenie njerëzore është ose refugjat, person i zhvendosur brenda vendit apo azil kërkues.
Konflikti i vazhdueshëm në Siri, si dhe kriza në Irak, Ukrainë, Sudanin e Jugut, Republikën Qendrore Afrikane, Nigerinë Verilindore si dhe pjesë të Pakistanit, kanë çuar në një rritje tronditëse dhe përshpejtim të zhvendosjes globale të detyruar.
Në vitin 2014, 42.500 njerëz u bënë refugjatë, azilkërkues ose zhvendosur brenda vendit çdo ditë të vetme - një normë kjo që është katërfishuar në vetëm katër vjet. Në të njëjtën kohë, shumë konflikte të kahershme mbetën të pazgjidhura, dhe numri i refugjatëve të cilët ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi vitin e kaluar ishte më i ulëti në tri dhjetëvjeçarë. Situatat e zgjatura të azilit tani zgjasin në një mesatare prej 25 vjetësh.
Një valë në rritje e njerëzve të shpërngulur është duke kërkuar mbrojtje nga persekutimi dhe dhuna. Shumë prej tyre nuk kanë zgjidhje tjetër, por të përpiqen dhe të arrijnë sigurinë duke përdorur mjete të rrezikshme, të tilla siç edhe është provuar nga rritja e shpejtë e lëvizjeve të parregullta me varka e anije të vogla në Mesdhe, Azinë Juglindore dhe gjetkë.
Në kohë si këto, është thelbësore që qeveritë dhe shoqëritë në mbarë botën të përkushtohen për të siguruar strehim dhe siguri për ata që kanë humbur gjithçka në konflikt apo persekutim. Me 86 për qind të të gjithë refugjatëve që jetojnë në botën në zhvillim, dhe me sistemin e përgjigjes humanitare gjithnjë e më të mbingarkuar, solidariteti ndërkombëtar dhe shpërndarja e barrës e ngarkesës janë vendimtare në plotësimin e nevojave të komuniteteve të zhvendosura si dhe të pritësve të tyre.
Refugjatët janë njerëz si gjithë të tjerët, si ju dhe unë. Ata kanë jetuar një jetë të zakonshme para se të bëheshin të zhvendosur, dhe ëndrra e tyre më e madhe është që të mund të jetojnë normalisht përsëri. Në këtë Ditë Botërore të Refugjatëve, le të kujtojmë humanizmin tonë të përbashkët, të festojmë tolerancën dhe diversitetin dhe të hapim zemrat tona për refugjatët kudo.
Deklarata nga Antonio Guterres në ditën botërore të refugjatëve
Pesëmbëdhjetë vjet në një mijëvjeçar që shumë prej nesh shpresonin se do të shihnin një fund të luftrave, një valë dhunë është përhapur globalisht e ka ardhur për të kërcënuar themelet e sistemit tonë ndërkombëtar.
Sipas të dhënave tona më shumë njerëz u larguan vitin e kaluar se sa në çdo kohë tjetër Në të gjithë botën, pothuajse 60 milion njerëz janë zhvendosur nga konflikti dhe persekutimi. Gati 20 milionë prej tyre janë refugjatë, dhe më shumë se gjysma janë fëmijë. Numrat e tyre janë në rritje dhe përshpejtim në çdo ditë të vetme, në çdo kontinent të botës.
Në vitin 2014, një mesatare prej 42,500 njerëzish në ditë u bënë refugjatë, azilkërkues apo personat të zhvendosur brenda vendit, - një shifër që është katër herë më shumë se 4 vjet më parë. Këta njerëz mbështeten tek ne për mbijetesën dhe shpresën e tyre. Ata do të mbajnë mend atë që ne bëjmë.
Megjithatë, edhe pasi kjo tragjedi shpaloset, disa nga vendet më në gjendje për të ndihmuar kanë mbyllur dyert e tyre për njerëzit që kërkojnë azil. Kufijtë janë mbyllur, kthimet janë në rritje, dhe armiqësia është në rritje. Rrugët për ikje të ligjshme janë duke u venitur. Dhe organizatat humanitare si e imja drejtohen mbi buxhete të shtrënguara, duke mos qenë në gjëndje të përmbushin nevojat spirale të një popullsie masive të viktimave.
Ne kemi arritur në një moment të së vërtetës. Stabiliteti botëror është copëtuar duke lënë pasojën e zhvendosjes në një shkallë të paparë. Fuqitë botërore janë bërë ose thjesht vëzhgues pasivë ose lojtarë të largët në konfliktet duke lejuar që shumë civilë të pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në këtë botë në luftë, ku marrëdhëniet e pushtetit janë të paqarta, dhe pa-parashikueshmëria dhe mosndëshkimi janë bërë emri i lojës, tani është urgjente për të gjithë ata që janë më të avantazhuar mbi palët e këtyre konflikteve, të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të mblidhen së bashku për të krijuar kushtet për përfundimin e gjakderdhjes.
Por, ndërkohë, bota duhet ose të mbajë mbi shpatulla kolektivisht barrën për të ndihmuar viktimat e luftës, ose të rrezikojnë duke qëndruar mënjanë pasi vendet dhe komunitetet më pak të pasura - të cilat strehojnë 86 për qind të refugjatëve të botës - bëhen të mbingarkuara dhe të paqëndrueshme.
Që nga fillimet e qytetërimit, ne kemi trajtuar refugjatët si meritues të mbrojtjes sonë. Pavarësisht nga dallimet tona, ne kemi njohur një detyrim human themelor për strehim e atyre që kanë ikur nga lufta dhe persekutimi.
Megjithatë, sot, disa prej të pasurve mes nesh janë duke e sfiduar këtë parim të lashtë, duke etiketuar refugjatët si konfliktues, emigrantë ekonomikë në kërkim të një pune dhe terroristë. Kjo është një qasje tejet pa vizion, e rrezikshme dhe moralisht e gabuar – e në disa raste edhe në kundërshtim me parimet e të drejtës ndërkombëtare.
Ka ardhur koha të mos fshihemi prapa fjalëve. Kombet më të pasura duhet të njohin refugjatët për aq viktima sa ata janë,njerëz që ikin nga luftrat të cilat ata janë të pamundur t’i parandalojnë apo ti eleminojnë. E ndërkaq po këto kombe të pasura duhet tashmë të vendosin nëse duhet të ndajnë në mënyrë të drejtë barrën e peshës për t’i ndihmuar këta njerëz apo të fshihen pas mureve të territoreve të tyre duke lënë anarshinë të shpërndahet në pjesën tjetër të botës.
Për mua, zgjedhja është e qartë: ose të lejojmë këtë kancer të kohërave moderne- zhvendosjen e detyruar të përhapet pa u trajtuar siç duhet nga Shtetet e ndikuara nga ajo
ose të menaxhojmë këtë krizë globale të gjithë së bashku. Ne kemi zgjidhjen dhe përvojën e duhur. Nuk do të jetë as e lehtë dhe as e lirë, por do të ketë vlerë të ndërmerret. Historia ka treguar se duke bërë gjënë e duhur për viktimat e luftës dhe persekutimit prodhon vetëm dashamirësi dhe prosperitet për brezat që vijnë. E kjo sigurisht, kjo nxit stabilitet në afat të gjatë.
Bota sot ka nevojë të rinovojë angazhimin e saj përkundrejt Konventës për Refugjatët të vitit 1951 dhe parimeve të saj që na bënë ne kaq të fortë, për të ofruar një strehë të sigurt si ne vendet ku jetojmë edhe në epiqendrat e për të ndihmuar refugjatët të rifillojnë jetën e tyre. Ne nuk duhet të dështojmë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)