Dita e Shkopit të Bardhë, Klosi hap
ministrinë për personat që s'shikojnë

Dita e Shkopit të Bardhë, Klosi hap<br />ministrinë për personat që s'shikojnë
Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi ka vendosur që sot të hapur dyert e institucionit që drejton për të gjithë personat që nuk shikojnë në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.
 
Gjatë paradites, Klosi priti në zyrën e tij, fëmijët e Institutit të Personave që nuk shikojnë.
 
Në shenjë empatie, fëmijët i vendosën shiritin në sy dhe i dhuruan shkopin e bardhë.
 
Ministri përshkoi rrugën për në zyrë me sytë e mbuluar dhe duke ndjekur shenjat e përshtatshmërisë, që janë vendosur në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
 
Klosi përshkoi zyrën me fëmijët dhe tërhoqi vëmendjen e të gjitha institucioneve të përshtasin ambientet për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara.
 
Klosi vuri theksin tek reforma e thellë e aftësisë së kufizuar që ministria ka ndërmarrë.
 
Ne nuk mund të lejojmë që të gjitha gjërat të ndodhin vetëm me 15 Tetor, por duhet përpjekje e përditshme. Kjo gjë, nuk bëhet pra vetëm me aksion por duhet të jetë institucionale dhe ndaj kemi përgatitur një paketë ligjore, strategji për njerëzit me aftësi të kufizuar, dhe zëvendësministrja ime Bardhylka Kospiri, të cilën jam I nderuar që e kam në krah, dhe që meriton mirënjohjen e të gjithë shoqërisë për të gjithë punën që bën, meriton cdo cmim që ekziston për paqen, vullnetarizmin, kontributin sepse cdo ditë përpiqet me mish e me shpirt që t’I japë komunitet tuaj një strategji të plotë, disa zgjidhje që do ishin të thjeshta po të mos ngeleshin në vend për shkak të burokracisë. Ne kemi ndërmarrë një reformë të tërë për njerëzit me aftësi të kufizuar dhe të cilën do e implementojmë me guxim dhe që është reformë me një synim të vetëm: të shkojë ndihma dhe mbështetja shtetërore pikërisht tek ata njerëz që kanë më shumë nevojë duke reduktuar në maksimum të gjitha burokracitë shtetërore dhe duke ulur në maksimum, abuzimet me skemën që të reduktohet korupsioni që mbase ndonjëherë mund të jetë dhe I pavullnetshëm, por për shkak të vështirësisë së menaxhimit të skemës e çon atë në shumë herë me probleme të caktuara. Shpesh, ky sistem na çon edhe në ngjarje të cilat publikohen në media ku persona me aftësi të kufizuar, që vërtetë meritojnë mbështetjen shtetërore,  përjashtohen nga skema’ tha ai. 

[gallery]19101[/gallery]


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën