28-vjetori i themelimit të PD, Basha: Studentët po lajmërojnë një tjetër ndryshim të madh

TIRANE-Partia Demokratike e Shqipërisë feston sot 28-vjetorin e themelimit, pasi u krijua më 11 dhjetor të vitit 1990. Lideri i PD-së, Lulzim Basha në një takim me themelues dhe intelektualë të PD në selinë blu ka deklaruar se në dhjetor të 1990 studentët shqiptarë vranë frikën, ndërsa e njëjta situatë sipas tij është edhe sot, referuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit prej tetë ditësh.

“Gjithë respekti është për studentët. Studentët atëherë vranë frikën dhe tani kërkojnë një Shqipëri si gjithë Europa me një shtet si në perëndim. 28 vite më parë Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar. 28 vite më vonë Shqipëria është në fundin e një politike të kalbëzuar, që ka korrupsionin në sistem dhe oligarkinë.



Ky i ka shtyrë shqiptarët në arrati si 28 vite më parë. Ortakëria e babëzitur ka dobësuar mekanizmat e kontrollit të qeverisë. Pushteti ka sjellë kriminelët në majë të pushtetit, viktimat janë shqiptarët. Sfida jonë më e madhe, vendimtare e PD është kthimi i besimit të njerëzve. Me këtë barrë të rëndë jemi mbledhur sot këtu. Të rinjtë sollën pluralizmin dhe një ndryshim i tillë po lajmërohet sot në Shqipëri.

Të rinjtë janë sërish në këmbë, kjo lëvizje është shumë më shumë se për tarifat dhe të drejtat për arsim. Kjo është armatosja me guxim që të mos heshtin kurrë më kur qeveria i mashtron. Mrekulli e lirisë është kur qeveria bën se çfarë thotë populli. Lëvizja studentore si dje dhe sot është besim dhe shpresë. Zoti e bekoftë rininë e këtij vendi dhe i shtoftë guximin’ tha Basha.

Ora 20:45
28-vjetori i themelimit të PD, Basha: Studentët po lajmërojnë një tjetër ndryshim të madh
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja