Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me GIZ, prezantuan sot në qendrën TEN planin e masave të përshtatjes së qytetit ndaj ndryshimeve klimatike. Bashkia e Tiranës është e para në Ballkan që ka finalizuar një dokument të tillë, duke ndjekur shembullin e disa qyteteve europiane.
Prezantimi i planit të masave u bë gjatë konferencës me temën "Koha të veprojmë - Ta përshtasim Qytetin ndaj ndryshimeve klimatike", ku të pranishëm ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, Zëvendësambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, Drejtori i zyrës së GIZ-së në Shqipëri, Hans-Jürgen Cassens, Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Edukim Mjedisor, Romeo Hanxhari, eksperti i mjedisit, Jamarbër Malltezi, etj.
Plani i masave përshin përmirësimin e planifikimit urban për të siguruar korridore ajrore, futjen e teknologjive të reja të shtrimit të hapësirave publike me qëllim drenazhimin drejtpërdrejt në tokë të ujërave të shiut për ta shmangur përmbytjet, nxitjen e krijimit të "fasadave të gjelbra" dhe i "tarracave të bardha" për efektin Albedo, ndryshimi i standarteve të gjelbërimit për rritjen e hijëzimit të dendur në sheshe dhe trotuare, përdorimi i ngjyrave të hapura për fasadat e ndërtesave, planifikimi dhe mbështetja e fushatave masive për mbjelljen e pemëve për reduktimin e pluhurit në qytet, etj. Tirana ka hedhur tashmë hapat e para në drejtim të adoptimit me ndryshimet klimatike, sepse me dy projektet strategjike të lumit të Tiranës dhe bulevardit verior ka integruar koncepte projektuese miqësore me klimën. Kështu, fillimi i zbatimit të projektit të lumit të Tiranës ka arritur të shmangë përmbytjet gjatë vitit 2015.
Zonat e marra në studim dhe plani i masave:
Zona I -Komuna e Parisit, një zonë zonë shumë e dendur, me intensitet shumë të lartë dhe me temperatura të larta të valëve të të nxehtit. Zonë me shumë ndërtesa, rrugë, thuajse aspak gjelbërim, thjesht disa pemë tek -tuk. Pasojat në shëndetin publik janë shumë domethënëse për këtë arsye u mor si zonë studimore.
Mbi bazën e studimit që është bërë janë përcaktuar edhe masat e sugjeruara se ku mund të ndërhyhet. Ndër masat e propozuara kanë të bëjnë kryesisht në shtimin e hapsirave gjelbëruese që mund të përfshijë qoftë rrugët, nivelin horizontal, qoftë fasadat në nivelin vertikal ose në nivelin e tarracave të gjelbëruara.
Një element shumë i rëndësishëm është që gjelbërimi të mos jetë vetëm bar apo lule në nivelin e tokës, por të krijojë hijëzim, mundësisht hijëzimi të jetë i vazhduar, kurora pemësh që të shërbejnë për hijë për të gjithë banorët. Uji mund të jetë si suprina në të cilat mund të kenë thjesht rubineta. Rikonstruksioni i ndërtesave duhet të ketë parasysh ndryshimet klimatike, veshja e fasadave në ngjyrë të çelët, të bardhë.
Bashkia e Tiranës dhe drejtoria e Planifikimit të Territorit të ketë parasysh këto elemetë në mënyrë që kur të bëhen rikualifikime urbane të mundësojë sa më shumë hapsira publike.
Masa ndërgjegjësuese për banorët dhe autoritetet.
Zona II - Zona pas Pallatit me Shigjeta, ku lumi i Lanës del nga pjesa e rregulluar dhe shkon në një pjesë të parregulluar, pjesë informale, problem për përmbytje. Meandrinat janë një element shumë i rëndësishëm për lumin sepse luajnë një rol në uljen e shpejtësisë së valës goditëse. E rëndësishme ulja e shpejtësisë së lumit dhe zgjerimin e shtratit të lumit dhe krijimin e pengesave që lumi të qëndrojë më gjatë dhe shpejtësi më të avashtë. Duhet të ketë edhe prita, prita gurore dhe të ketë vegjetacion hidrofil që duron edhe sasitë e mëdha të ujit. Një nga gjetjet e këtij projekti është fakti se Bashkia e Tiranës të mos kemi rrugëzime të lumit kaq të drejtë, por të zgjerojmë sipërfaqe të gjelbërta dhe të shtojmë vegjetacionin, gjë që shërben edhe për ekologjinë. Mënyra e mbrojtjes nga përmbytja është përmes gurëve që krijojnë prita. Përgjatë rrjedhës së lumit mund të kemi barriera anësore, Bregu i lumit do të duhet te jetë i shkallëzuar. Vegjetacioni shumë i rëndësishëm për elementët lumorë.
Zona III -Kryqëzimi te "21 dhjetori"është një zonë me trafik të dendur, nuk ka gjelbërim. Për fat të keq kjo është zona më e ndotur e Tiranës për cilësinë e ajrit dhe trafikun e rënduar, nga qëndrimi i tejzgjatur në trafik, mungesa e gjelbërimit, dhe cilësia e dobët e karburanteve. Është një zonë vulnerabël për sa i përket valëve të të nxehtit.
Masat që mund të ndërmerren në këtë zonë përfshijnë masat mjedisore, përfshirja e filtrave vegjetativë anës rrugës, mbjellja e pemëve të larta me kurorë të vazhduar në mënyrë që të kemi hijëzim të tepërt për të përballuar valët e të nxehtit, çati të gjelbëruara, tarraca me ngjyra të çelëta, fasada duhet te jenë të ventiluara.
Vendosjen e filtrave ekologjikë me shkurre dekorative me gjatësi të lartë. Mbjellja e pemëve me gjatësi të vazhdueshme. Përdorimi i materialeve të bardha qoftë në nivelin 0-0, qoftë në nivelin e tarracave. Krjimi i disa suprinave ujore si dhe fasada me ngjyrë të çelët.
Zona IV-Zona e "Don Boskos"e njohur për përmbytje sa herë që bie shi. Është një zonë e dendur me ndërtime, me rrezik të ujërave sipërfaqësorë që shkaktojnë probleme në transport, kanalizimet të papërshtatshme.
Masat që duhen marrë janë menaxhimi i ujërave, planifikimi urban, përmirësimi i rrjetit inxhinierik nëntokësor, zgjerim të kanalizimeve të ujërave të shiut, ndarjen e sistemit të kanalizimeve, përdorimit të betoneve të drenazhuara që lejojnë kalimin e ujit. Planifikim më të mirë, ndërgjegjësim më të mirë. Hapsirat publike mund të luajnë një rol shumë të mirë, infrastruktura publike dhe planifikimi i territorit. /atsh/
/Shqiptarja.com