Dita e tretë e grumbullimit anti-Poloni, 6 mungesat e Kombëtares

Dita e tretë e grumbullimit anti-Poloni, 6 mungesat e Kombëtares

Kombëtarja në stërvitje

Kombëtarja shqiptare e futbollit është në ditën e tretë të grumbullimit. Kuqezinjtë luajnë në 27 mars kundër Polonisë në transfertë, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e Europianit 2024. Në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë, trajneri Sylvinho do trajnojë të tijtë në ditën e tretë, duke marrë edhe përgjigjet e duhura për formacionin dhe skemën që do hedhë në fushë në Varshavë, mbrëmjen e së hënës.

Në ndeshjen e parë kualifikuese, kuqezinjtë janë me gjashtë mungesa kryesore. Për shkak të dëmtimeve me ekipet respektive, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Kastriot Dermaku, Adrian Bajrami, Keidi Bare dhe Armando Broja nuk janë të gatshëm për stafin e ri teknik të Kombëtares.

Mungesat e tyre peshojnë në secilin repart, pasi gjashtë emrat pa frikë mund të ishin në formacionin fillestar. Nëse shohim qendrën e mbrojtjes, Ismajli dhe Gjimshiti kanë lënë një "gropë" të madhe në prapavijë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena