Qytetarët e Tiranës lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë. Vetëm kështu mund të shpjegohet numri i lartë i qytetarëve të cilët festuan sot Ditën e Verës në kryeqytet.
 
Aktivitet filluan zyrtarisht në orën 9 tek Pazari i Ri dhe më pas vazhduan dëri në orën 15.00 në aktivitete në qendër të qytetit.
 
Qytetarët shprehen se pavarësisht historisë si lindi Dita e Verës, ajo do të njihet gjithmonë si një festë e rrëmujshme që mirëpret pranverën.
 
Ballokumet si ëmbëlsira emblemë e kësaj feste, në kryeqytet, nuk mund të gjendeshin aq lehtësisht sa dikur. Por edhe verroja nuk ishte dhe aq shumë e pranishme.
 
Gjatë festimeve kryetari i bashkisë Erion Veliaj bëri edhe urimin e radhës.
 
Si çdo vit, nuk ka se si të mbetet jashtë axhendës së aktiviteteve parku i liqenit artificial, i cili edhe kësaj here mikpriti një fluks shumë të madh qytetarësh.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com