TIRANË, 26 Shtator/ATSH/ Z.Tosku-E njohur si "Dita e gjuhëve të huaja", 26 shtatori festohet në mbarë Europën.
Në kuadër të kësaj dite, Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë organizoi një aktivitet me praninë e 14 ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në prani të nxënësve, aktiviteti i zhvilluar në oborrin e EU Info Centre prezantoi secilën nga ambasadat e shteteve anëtare të BE-së, pjesëmarrëse në këtë event, ku me një stendë të vetën, publikuan letërsi artistike si dhe materiale të tjera promovuese të kulturës dhe gjuhës së vendit të tyre.
Njëkohësisht, secila ambasadë serviri për të ftuarit, ushqime apo ëmbëlsira, si dhe pije të ndryshme tradicionale. Kjo pasdite, u shoqërua me tingujt e melodive të muzikës së secilit vend anëtar të BE-së që ishte prezent me stendën e tij ; një dëshmi tjetër kjo, e larmishmërisë së gjuhëve dhe kulturave evropiane.
I ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Clive Rumbold tha se "gjuhët janë një prioritet i rëndësishëm për BE-në, sepse ato janë një pjesë integrale e identitetit tonë dhe shprehja më e drejtpërdrejtë e kulturës sonë".
Sipas Rumbold "në 26 shtator, çdo vend evropian feston Ditën Evropiane të Gjuhëve". Kjo datë është themeluar në vitin 2001 si pjesë e Vitit Evropian të Gjuhëve të organizuar bashkërisht nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës. Që atëherë, kjo ditë vazhdon për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për gjuhët e përdorura në Evropë, për të promovuar diversitetin kulturor dhe gjuhësor dhe për të inkurajuar njerëzit - fëmijët e shkollave dhe të rriturit - për të mësuar gjuhë". Arsyeja e krijimit të kësaj ditë, sipas Clive Rumbold, është bërë për arsye që të mund të promovohet mësimdhënia dhe mësimi e gjuhëve të huaja në BE për krijimin e një mjedisi miqësor ndaj të gjitha gjuhëve të shteteve anëtare.
"Kompetenca gjuhë e huaj konsiderohet si një nga aftësitë themelore që të gjithë qytetarët e BE-së duhet të fitojnë për të përmirësuar mundësitë e tyre arsimore dhe të punësimit në kuadër të shoqërisë, të mësuarit evropian, në veçanti duke e bërë përdorimin e të drejtës për lirinë e lëvizjes së personave.
Qendra e Informacionit të BE-së në Tiranë ka qenë shumë aktive në mbështetjen e Ditës Evropiane të Gjuhëve, me një sërë aktivitetesh të zhvilluara gjatë viteve.
Vitin e kaluar qendra organizoi një mbrëmje të poezisë me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës.
Sa i përket situatës shqiptare në drejtim të gjuhëve të huaja, Rumbold e konsideroi mbresëlënëse jo vetëm në nivel institucional, por edhe në aspektin e jetës së përditshme të qytetarëve të këtij vendi. Për Rumbold, gjuha është hartë rrugore e një kulture për të treguar se ku njerëzit vijnë nga dhe ku po shkojnë. Referuar Shqipërisë, ai tha që ajo është e qartë ku po shkon./m.m/
/Shqiptarja.com