Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Ministri Balla me Këshillin Kombëtar të Diasporës

TIRANË - Në ditën ndërkombëtare të diasporës, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në një takim  Këshillin Kombëtar të Diasporës.

Rëndësia e mësimdhënies së gjuhës shqipe për fëmijët me prindër shqiptarë kudo në botë, për të ruajtur identitetin kombëtar ishte tema kryesore e këtij takimi.

"Ne duhet t'i garantojmë mundësinë çdo fëmije, me te paktën një prind shqiptar, që të mësojë gjuhën shqipe. Duhet të përdorim mundësitë e reja të komunikimit digjital për mësimin e gjuhës shqipe online. Rrjetet sociale duhet t'i vendosim në shërbim të mësimdhënies shqip" tha ministri Balla.

Përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Diasporës, të kryesuar nga Mark Gjonaj, ministri u tha se gjatë këtij viti, qeveria shqiptare ka realizuar me sukses fazën e parë të programit “Mësues për Diasporën” me zbatimin e tij në Greqi, por duke synuar ta zgjerojë këtë model edhe në vende të tjera ku ka komunitete shqiptare.

Në përfundim të takimit, u theksua vendosmëria për të fuqizuar bashkëpunimin me diasporën në promovimin e mësimit të shqipes, por edhe në fusha të tjera si ekonomia apo turizmi ku diaspora mund të kenë një rol të rëndësishëm.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente