Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të konsumatorit, Shqipëria i është bashkuar aktiviteteve në mbarë botën që promovojnë fuqizimin e konsumatorëve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim në Shqipëri, GIZ organizoi një fushatë ndërgjegjësimi, që synoi informimin direkt të konsumatorëve përmes tendave informative në katër pjesët më të arritshme të Tiranës.
Vizitorët patën mundësinë të informohen lidhur me të drejtat e tyre si konsumatorë dhe çfarë të bëjnë kur janë në situata të shkeljes së të drejtave të tyre. Këshilla praktike se duhet të mbahet parasysh kur blihet një mall ose një shërbim u shpërndanë përmes fletëpalosjeve dhe broshurave.

Po ashtu, një forum diskutimi mblodhi përfaqësues të qeverisë, të shoqatave të ndryshme të konsumatorit, Këshillit Koordinues për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, etj.
Aktivitetet ishin një ftesë për qytetarët që të mos jenë indiferentë, por të fillojnë të luajnë një rol aktiv në maksimizimin e mirëqenies së tyre dhe për të kontribuar për një konkurrencë të drejtë në treg.

Qeveria shqiptare po punon për të siguruar që konsumatorët shqiptarë të marrin të njëjtin nivel mbrojtjeje si konsumatorët e BE-së. Financuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik, projekti GIZ "Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së", mbështet prej vitit 2011 MZHETTS për harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit të konsumit, për ndërtimin e institucioneve të mbikqyrjes së produkteve dhe praktikave të tregut, për të forcuar efektivitetin e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, funksioni kryesor i të cilit është sigurimi i mbrojtjes së konsumatorit. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për çështjet e konsumit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com