Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Basha: Shembja e Teatrit Kombëtar, dëshmi e barbarisë, do e rindërtojmë siç ishte

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, Basha: Shembja e Teatrit Kombëtar, dëshmi e barbarisë, do e rindërtojmë siç ishte

Në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar Teatrin Kombëtar duke theksuar edhe një herë premtimin dhënë se kur të vij në pushtet do ta rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Basha tha se shembja e teatrit ishte dëshmi e regjimit barbar dhe urrejtjes për vlerat e kombit që ushqen kjo qeveri.

"Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë. Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë. Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës", shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lyli: 30/09/2020 08:02

    O lyl si do e ndertosh njelloj sic ndertove tramvajin??? Hahaha ky njeri me ben te qesh

    Përgjigju
  • sona: 30/09/2020 02:27

    o mavri me boje. po mbasi u shemb beje me te mire o derdimen qe nuk besoj e ke pare teatrin ndonjehere.

    Përgjigju
  • Bobi: 29/09/2020 23:14

    O Lyli, dhe kjo deklarata si ajo para shembjes se teatrit eshte? Per te shembur teatrin duhet te kalojne mbi trupat tane- kshu the ti, dhe vajte e more nje sy gjume se ishe lodhur. Hajde lyli hajde. Shalngjituri tru tallash do ngelesh gjithmon o lyli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet