Mikpritja si një traditë e vjetër shqiptare, është një mundësi e artë për të zhvilluar më tej turizmin dhe për tu kthyer në një standard që e veçon ofertën turistike të Shqipërisë.
Ky është mesazhi që ministri Blendi Gonxhja ka zgjedhur të përcjellë në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, përmes një videoje që bashkon pamje të hotelerisë shqiptare në vitet e largëta të turizmit me zhvillimet moderne të sektorit të turizmit sot.
"Me destinacione të mirëmenaxhuara, profesionistë të përgatitur dhe investime që ruajnë pasuritë, nga bregdeti te malet, Shqipëria ofron hapësirë për modele të ndryshme të hotelerisë bashkëkohore. Mikëpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në një standard të njohur ndërkombëtarisht është ambicia për të ardhmen” thuhet në videon e ndarë nga Gonxhja
“Çdo epokë ka lënë gjurmën e saj në mënyrën se si Shqipëria ka mikpritur udhëtarët. Sepse turizmi nuk është vetëm të vizitosh një vend. Është të njohësh historinë, kulturën dhe traditën e mikpritjes së tij” shkruan Gonxhja
Në janar-gusht 2026, Shqipëria mirëpriti 9.4 milionë vizitorë të huaj, ndërkohë që marka të njohura ndërkombëtare janë bërë pjesë e peizazhit të hotelerisë shqiptare. Ambicia, sipas ministrit, është që rritja e turizmit të ecë paralelisht me rritjen e standardeve, përgatitjen e profesionistëve dhe investimet që ruajnë pasuritë e vendit.









Komente
Komento