24 orët e fundit do të jenë kritike për Greqinë, pasi do të zhvillojë bisedime me liderët e BE-së për të zgjidhur krizën e borxhit. Ministrat e Financave të BE-së thonë se nuk ka ende baza për marrjen e një vendim për t’i dhënë ndihmë financiare Greqisë. Të dielën, kryeministri grek Aleksis Cipras bëri një propozim të ri për të parandaluar falimentin.

Ka mbetur edhe një javë kohë për pagesën e fundit prej 1.6 miliardë euro që duhet t’ia paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nga kjo pagesë varet ndihma prej 7.2 miliardë euro si pagesë për reformat për uljen e shpenzimeve.

Nëse sot arrihet një marrëveshje, atëherë do të ketë kohë për transferimin e paketës së ndihmës në kohë. Nëse marrëveshje arrihet në minutën e fundit atëherë mund të jetë vonë për të marrë këto para në kohë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)