Ditë deçizive për Greqinë,Eurozona
 vendos për propozimin e Tsipras
Parlamenti mbështet planin e propozua

Ditë deçizive sot për Greqinë, pasi eurozona pritet të vendosë mbi planin e ri shpëtimit ndaj Athinës. Shefat e financës së vendeve anëtare të eurozonës mblidhen në Bruksel për një takim ku do të shqyrtohen propozimet e reja të Greqisë dhe nëse ato janë të mjaftueshme për të siguruar një plan të tretë shpëtimi e për të parandaluar kështu daljen e vendit nga eurozona.
 
Dje në mbrëmje vonë parlamenti grek aprovoi paketën e propozuar nga qeveria Tsipras për nxjerrjen e vendit nga kriza. Pasi siguroi mbështetjen ndërpartiake, Tsipras u shpreh se është i vendosur të përfundojë me sukses negociatat me kreditorët e Greqisë.
 
Kështu pas disa orë diskutimesh që zgjatën deri në orët e vona të mbrëmjes, parlamenti miratoi me 251 vota pro dhe 32 vota kundër paketën e masave. Ndërkaq 9 deputetë përfshirë dhe ish ministrin e financave Janis Varufakis nuk ishin të pranishëm gjatë diskutimeve në parlament.
 
Në mesin e anëtarëve të partisë Syriza që abstenuan ishte dhe ministri i energjisë Lafazanis. Pas takimeve të shumta në javët e fundit midis Tsipras dhe ministrave të eurozonës, dita e sotme pritet të jetë vendimtare nëse eurozona do të aprovojë apo jo paketën e propozuar nga qeveria greke për të filluar bisedime për një plan të tretë.
 
Tashmë disa prej kreditorëve kanë sinjalet e para pozitive ndaj planeve të Tsipras megjithatë një marrëveshje duket ende e largët. Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe FMN dhanë vlerësimin e tyre të parë tek ministrat e eurozonës. “Nën kushtet aktuale, propozimet konsiderohen si bazë për negociatat”-tha një zyrtar i BE-së për Reuters. Edhe Franca ka përshëndetur planet greke por një grup vendesh i drejtuar nga Gjermania ka dyshime serioze rreth paketës së propozuar nga qeveria Tsipras.
 
Një grup pune ka nisur shqyrtimin teknik të propozimeve të reja që sot herët në mëngjes në Bruksel. Ndërsa do të jenë ministrat e financave të eurozonës që do të vendosin nëse kjo paketë masash vlen për një marrëveshje të re për borxhin, në këtë mënyrë për të furnizuar Greqinë me më shumë financime.
 
Kreu i qeverisë greke u ka kërkuar kreditorëve një shumë prej 53.5 miliardë eurosh, për të mbuluar borxhet e vendit deri në 2018. Por nëse arrihet marrëveshja, shuma e planit të ri të shpëtimit mund të shkojë deri në 74 miliardë euro.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)

Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)