Ditën e ditëlindjes, Bledi Strakoshën e heqin nga puna në RTSH: Jemi mësuar me tekat e drejtuesve

Ditën e ditëlindjes, Bledi Strakoshën e heqin nga puna në RTSH: Jemi mësuar me tekat e drejtuesve

Bledi Strakosha

Gazetari i njohur Bledi Strakosha nuk do të jetë më pjesë e Televizionit Publik Shqiptar, televizion ku ka punuar për vite me radhë, pasi është pushuar nga puna në ditën e ditëlindjes.

Kështu bën me dije vetë gazetari në një postim në rrjetet sociale, ku sqaron edhe arsyet sipas tij, ndërsa nuk kursen edhe kritikat në lidhje me televizionin publik ku ka punuar prej vitesh.

‘Tetë vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media.

Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të kujt u gjendet pranë në zyrë a gjetkë në çaste të caktuara të ditës e të natës, jemi mësuar dhe nuk kapemi të papërgatitur.

I vetmi emocion (i kuptueshëm kësaj radhe) vjen nga lidhja dhe afërsia shpirtërore imja me këtë institucion ku kam hyrë që fëmijë, ku kam mësuar ABC-në e profesionit, ku jam formuar nga profesionistë të televizionit e të drejtimit të mediave. Që nga fillimi i viteve ‘90-të kur nisa punën në RTSH, kam parë të kalojnë shumë emra të njohur të televizionit, siç kam parë të vijnë e të ikin drejtues dhe emërues drejtuesish: secili me shkallën e vet të përkushtimit, ndershmërisë, aftësisë, zgjuarsisë, qytetërimit.

Për vullnete, të cilat nuk është ky rasti t’i analizoj, RTSH ka shumë vite që ndodhet në gjendjen që njihet, por ajo që mund të them është se në këtë institucion ka ekzistuar një lloj pakti i pashprehur ku profesionistët janë trajtuar të paktën si trajton qytetari shtëpinë me qira apo fshatari hurmën e fqinjit kur i bie në oborr. Për sa po ndodh aktualisht në RTSH nuk bëj asnjë koment. E vetmja frazë që mund të shpreh është se ëndërroj të vijë dita që RTSH të ketë një fat mesatar. Të paktën! Së fundmi, gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë ju që në këto tetë vite keni zgjedhur të më ndiqni apo edhe ju që në ekranin e RTSH-së e që në programet e mia keni ndalur rastësisht.

Shumë falënderime tërë atyre personaliteteve të jetës shqiptare, të cilët kanë pranuar të jenë të ftuar në emisionet e mia, qoftë edhe kur e kanë bërë për miqësi apo si “qokë” personale.

Bashkë, herët a vonë do të shihemi diku. Me respekt e mirënjohje për të gjithë ju!’- shkruan gazetari.

Postimi i gazetarit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vipat e albanistanit: 11/12/2023 12:57

    si mo adhe ty ta futen mer jahu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori