Të hënën mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, pritet të zgjidhet pasuesi i Nishanit! Basha, kupolë të re me të besuarit në PD

Të hënën mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, pritet të zgjidhet pasuesi i Nishanit! Basha, kupolë të re me të besuarit në PD

Bujar Nishani dhe Lulzim Basha

TIRANË- Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhja e parë pas zgjedhjeve brenda partisë. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë mes të paktën dy kandidaturave, kreun e ri të këtij organi. Ende nuk janë publike dy alternativat për drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili pas kritikave ndaj Lulzim Bashës, rrezikoi edhe anëtarësinë në Këshillin Kombëtar, por e shpëtoi pozicioni në krye të shtetit gjatë periudhës 2012-2017. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00, ndërsa është përcaktuar edhe rendi i ditës. 

"Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite: Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD. Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Pasi morën besimin e delegatëve të Kuvendit, anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, do të vulosin ndryshimin e kupolës drejtuese me të besuarit e Bashës. Brenda këtyre javëve pritet të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët, tashmë pa një numër limit, të cilët ndonëse do të votohen nga Këshilli Kombëtar, propozohen gjithashtu nga kryedemokrati Basha. Edhe kryetari i Komisionit të Apelimit, do të zgjidhet gjatë këtyre ditëve. Ky komision, i cili aktualisht drejtohet nga Arben Ristani, i mbetur jashtë Këshillit Kombëtar, sipas propozimeve të Lulzim Bashës reformohet dhe bashkohet me atë të Etikës dhe Integritetit.

Megjithatë kupola drejtuese e PD nuk do të jetë e vetmja që do t'i nënshtrohet ndryshimeve. Edhe strukturat vendore pritet t'i nënshtrohen zgjedhjeve të reja. Sipas vendimit të miratuar nga vetë Lulzim Basha më 18 Qershor, brenda 30 shtatorit duhet të zgjidhen dhe krerët e degëve.

Ky riorganizim i demokratëve, nisi fill pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, kur selia blu, pas thirrjeve drejtuar kryedemokratit për të dhënë dorëheqjen, u fut në një proces zgjedhjesh të brendshme, që konfirmoi për herë të tretë Lulzim Bashën në krye të PD.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI LLOSHI KAJES ]: 25/08/2021 17:43

    O lyl shal ngjitmi po me kapterr Jarin ça pate mor Zotni. Jari kapter ka qen po është njeri serjoz e ai tha shum të vërteta për të mirën e partis demokratike. Po ti kshu po e shkatron partin demokratike po e çon drejt asimilimit. E do të duhrn shum vite që të rimbëkëmbet. Prandaj thiri trurit tat të mykur mos bëj rolin e përçasit në pd. Po bëj rolin e shtrirjes së dorës edhe karshi kritikve se kshu tregon që je demokrat i vërtet o luli për balet.

    Përgjigju
  • Gen Pollo, Kuqoja pro grek dhe anti shqipetar: 25/08/2021 17:24

    Obobo me duket se filloj lufta, u zgjua Luli nga gjumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë