Ditët më të vështira kanë nisur për Demokracinë dhe jo vetëm për PD!

Ditët më të vështira kanë nisur për Demokracinë dhe jo vetëm për PD!

Selia blu

Në çdo humbje është e thjeshtë ta sulmojmë me të parën liderin, e kjo mund të justifikohet edhe me teorinë se ai mban përgjegjësi gëzimi në fitore, por është i pari që tentohet të braktiset në humbje. Lideri i një partie është ai që më shumë se kushdo tjetër e përjeton humbjen! Situata politike në Shqipëri nuk është aspak  në një situatë normale, ose më mirë të themi asnjëherë s’ka qenë asnjëherë normale, por sot dhe në këto muaj, sulmet që po merr PD, janë ndoshta ndër më të egrat, më të padrejtat, por në të njëjtën kohë edhe më të shëmtuarat!
Pse sulmohet PD? Partia Demokratike po sulmohet për qejfe personale, për interesa personal e mbi të gjitha për pushtetin e një grupi njerëzish, që në fakt, pak ose thuajse aspak janë të interesuar për fatin e demokratëve apo më mirë të themi për fatin e demokracisë shqiptare! Pse e them këtë? E them, sepse këta politikanë, njerëz apo grup njerëzish i kanë pasur të gjithë mundësitë historike ta përmisonin e ta bënin më të mirë demokracinë shqiptare dhe jetën e qytetarëve, por nuk e bënë dhe sot me qëndrimet e tyre po dëshmohen se ata janë pengesa kryesore e vendit që vazhdon të lundroj në ujëra të trazuara të tranzicionit!
Është krejt kollaj të sulmohet Basha, sepse tek e fundit ai është kryetari i PD, por askush nuk na thotë a është e drejtë të sulmohet kështu dhe me këtë mizoritet PD e cila ka marr disa vendime, sa të detyruar  e sa të nevojshme, për tu shkëputur nga e kaluara?! Një parti është një grup vullnetarësh që ndajnë suksesin, por ashtu duhet të dinë të marrin përgjegjësi edhe për dështimin! Sigurisht që Basha, mund të konsiderohet se i ka humbur këto zgjedhje, por me sa di unë, ai s’ka qenë i deleguari politik në bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet! Prandaj, a nuk do të ishte më korrekte që ata që janë deputet të zonave, drejtues forumesh e po ashtu edhe të deleguar politik të marrin përgjegjësitë e tyre për ato çfarë ndodhi në këto zgjedhje?! A nuk do i bënin favor PD, që të mbajnë përgjegjësi e të hapin rrugën për reformimin e hapjen e plotë të PD? 
PD demokratike ka funksionuar në të kaluarën mbi bazën e marrëdhënieve njerëzore ndërpersonale mes drejtuesve të forumeve kryesore, por edhe të degëve në rrethe, të cilët, jo rrallë herë kanë krijuar një rreth vicioz, duke mbrojtur e ndihmuar njëri-tjetrin edhe kur nuk e meritonin! Kjo metodë në PD ka funksionuar edhe për propozime kandidaturash, lobime kandidaturash, duke ndihmuar kështu në mbylljen hermetike të saj për çdo prurje të re me vlera! Ka ardhur momenti, o sot ose kurrë më, që kryetari Basha të mos shikoj askënd në sy, por të bëhet pragmatist duke i dhënë “Cesarit atë që është e Cesarit”!
Prandaj, para se deputetë të PD- mendimi im është që disa nuk duhet të ishin as deputetë e as drejtues forumesh- dje në mbledhje të Grupit Parlamentar të gjenin forcën e guximin për të sulmuar kryetarin Basha për rezultatin e zgjedhjeve, duhet të marrin  përgjegjësitë  e tyre persoanle që ju takon! Ndoshta, PD është në këtë gjendje, përtej asaj që dimë dhe dëgjojmë çdo ditë edhe falë faktit, se ata që janë deputet nën logon e saj, nuk janë demokratët më të mirë, qytetarët më të mirë, por ndoshta ndonjëri prej tyre nuk meriton të jetë në politikë e aq më pak në Parlament. Kjo situatë, sigurisht është edhe për faji të Bashës, i cili nuk ka arritur të dal përtej skemave të miqësive dhe lobeve që ka trashëguar PD duke mos u sjellë si pragmatistë! 
A e ndihmon PD dhe demokracinë sulmi që bëhet Bashës? Së pari, dua të sqaroj se mua si demokrat më dhimbset PD dhe po ashtu dua që Shqipëria të jetë një vend me demokraci të konsoliduar, pra këtë analizë nuk e bëj për servilizëm personal, sepse nëse analizojmë si duhet, Basha dhe PD s’më kanë dhënë asgjë deri tani. Madje, as atë që ndoshta e meritoj duke bërë krahasim me shumë të tjerë që janë aty prej vitesh me privilegje dhe po ashtu me karrierë! Unë, mendoj se sulmi ndaj Bashës, në këto momente jo vetëm nuk është zgjidhje për PD, por rrezikon që ajo të rrëshqas në disa qasje të rrezikshme për demokracinë e brendshme dhe po ashtu edhe për interesa Rajonale e jo vetëm të Shqipërisë! Nuk mendoj se problemi është Basha, por fakti se ne kemi një sistem politik të sëmurë që kërkon të infektoj dhe të sëmurë çdo elementë të shëndosh të shoqërisë dhe politikës! 
Ajo që ka nevojë urgjente PD është reformim serioz me pragmatizëm, pa parë askënd në sy si mik, si bashkëpunëtor apo si “tëndin” dhe hapjen e saj serioze, e cila duhet të nis që më degën më të largët e deri tek forumet më të larta! Këto janë padyshim ditë të vështira për PD, por politika është angazhim, sakrificë dhe nuk është vetëm për ditë të mira me gëzuar pushtet dhe privilegje! Është thuajse obligim për çdo intelektual të djathtë e për çdo demokrat të angazhohet për ta rikthyer PD në stadin që i takon, si alternativë e vetme për qeverisjen e vendit!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë