Kot nuk thonë që sado vjeç të bëhesh, për nënën gjithmonë do të mbetesh një fëmijë. Është ajo e cila i përjeton akoma më shumë ndryshimet në jetën e fëmijës. Diçka e tillë ka ndodhur sot me këngëtaren shqiptare, teksa shfaqet duke e çuar të bijën për herë të parë në kopësht.
Miriam Cani ka publikuar foton e ëmbël me Amelinë, e cila tashmë është rritur goxha. “Dita jonë e parë në Kopsht. Emocionet e mia nisën shumë ditë e javë më parë, ndërkohë që Ameli sot ishte totalisht e relaksuar dhe u lumtur pa masë. Fillim të mbarë të gjithë fëmijëve,”- shkruan këngëtarja e njohur. Po babi Alban Skënderaj të jetë po kaq i emocionuar?!