Divjakës, edhe pse ndodhet vetëm pak kilometra nga deti Adriatik, i ka munguar pamja e një qyteti bregdetar. Këtë imazh, qyteti e ka marrë me përfundimin e projektit për rivitalizimin e përgjithshëm urban.
 
Në qytet ka në filluar punimet për rikualifikimin e sheshin qendror, ndërtimin e pistës së biçikletave, të lulishtes dhe sistemit të ndriçimit.
 
Vlera e investimit është rreth 186 milionë lekë. Punimet përfshijnë edhe ndërtimin e rrethrrotullimeve në kryqëzimet kryesore të qytetit edhe rehabilitimin e infrastrukturës nëntokësore.
 
Sheshi qendror lidhet përmes shëtitores Pishaj-Divjakë, një tjetër investim prej 46 milionë lekë, me Parkun Kombëtar të Karavastasë.
 
Pedonalja prej 2 kilometrash, përgjatë së cilës ngrihet një brez i gjelbëruar dhe disa sheshpushime të pajisura me stola e kthejnë atë në një rrugë turistike drejt Lagunës së Karavastasë, një nga parqet natyrore më të bukur të zonës dhe të vendit. 

divjake rikualifikimi
divjake rikualifikimi
divjake rikualifikimi
divjake rikualifikimi
 Foto të tjera..


dy.b/shqiptarja.com