OSHEE po bën në Divjakë zëvendësimin e të gjitha kabinave elektrike me kabina të reja elektronike, të cilat bëjnë regjistrimin dhe kontrollin e energjisë në mënyrë elektronike.
Matësit e energjisë lidhen direkt me këto kabina, duke shmangur abuzimet e mundshme nga ana e faturuesve.
Në një nga pikat ku po punohej për zëvendësimin e kabinës ishte Kryeministri Rama, për t’u informuar mbi ecurinë e këtij investimi.
“Që nga koha e elektrifikimit këtu kanë qenë vetëm shtylla druri. Nuk është vënë dorë që në vitet ’70-të kur u bë elektrifikimi. Zona Divjakë, 15 kabinat e fundit mbarojnë brenda dhjetorit,” – tha drejtori i OSHEE për Divjakën.
Një tjetër problem që ka gjetur zgjidhje është edhe ndërprerja e energjisë elektrike për shkak të mbingarkesës në rrjet si rezultat i pajisjes së vetëm një fideri.
Edhe më i ndjeshëm bëhej ky problem gjatë sezonit turistik. OSHEE ka futur në funksionim dy fidera që garantojnë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.
“Ka qenë vetëm një fider, problem shumë i madh dhe për sezonet verore. Arritëm e ndamë e futëm në punë dy fidera të rinj. U nda ngarkesa dhe sot e kemi ndarë zonën.
Nëse do ketë probleme një fidër, kalohet tek linja tjetër për të furnizuar qytetarët me energji,” – tha drejtori i OSHEE.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO