Divjaka mes pastërtisë dhe mbetjeve në parkun e Karavastasë

Plazhi i Divjakës për këtë sezon turistik ofron kushte optimale për të gjithë frekuentuesit e tij. Edhe pse është me kushte të mira, por është ende i panjohur si duhet nga turizmi elitar, e frekuentojnë kryesisht pushues nga zonat përreth si Lushnja, Beratit, Kuçova.

Është nga plazhet të cilat ka respektuar më shumë rregullat për sigurinë e pushuesve. Por në Divjakë më të pakët janë pushuesit e huaj, pasi mungesa e promovimit të zonës, qoftë nga drejtuesit lokalë, por edhe nga ana e drejtorisë së turizmit ka bërë që kjo zonë të mbetet pas dore.

Kohet e fundit është bërë mjaft punë për ta pastruar plazhin, por një pjesë parkut kombëtar të Karavastasë, në brendësi të pyllit akoma ka mbetje të cilat hidhen nga njerëz të pa përgjegjshëm. Pavarësisht se ka roje dhe madje për të kaluar në këtë pyll duhet të paguash një shumë parash, duke presupozuar që të ketë edhe roje, por deri tani akoma nuk është ndaluar ose të ndiqet penalisht ndonjë individ apo edhe përfaqësues biznesi që hedh mbeturina në mes të pyllit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë