Krim i rëndë në familje në Divjakë, djali mbyt babanë! Arrestohet nga policia (VIDEO)

DIVJAKË-  Krimi në familje ka goditur Divjakën ditën e sotme. Andrea Stase ka vrarë babanë e tij në banesë në fshatin Remas. të dhënat paraprake raportuan se Andrea Stase ka mbytur të atin Dhimitër Stase 85 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vend.

Si ndodhi ngjarja:

Viktima Dhimitër Stasa i cili jetonte me dy djemtë e tij beqarë pasi e shoqja ka ndërruar jetë vite më parë. Djali i tij Andrea Stase e ka dhunuar fizikisht më pas e ka mbytur në  një kanal. Sipas informacioneve nga banorët dhe të afërt Andrea Stase konsumonte vazhdimisht alkool. Strukturat policisë arrestuan në flagrancë 58-vjeçarin i cili  mori jetën babait të tij.

Grupi hetimor ne vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve te krimit makabër  që i mori jetën babait të tij Dhimitër Stasa. Dëshmia e 58-vjecarit do te zbardhë plotësisht shkaqet e krimit brenda familjes. Së bashku me Andrean dhe Dhimitrin jetonte dhe djali tjetër i të ndjerit me probleme fizike pas një aksidenti qe ka pësuar jashtë shtetit.

Ky është krimi i dytë në familje brenda 24 orësh. Një ditë më parë, Klaudio Çobaj plagosi nënën me thikë në Patos. Kjo vrasje rikthen në vëmendje problematikën që lidhet me të sëmurët mendorë. Ky rast nuk është i vetmi që ngre alarmin se çfarë duhet të bëhet me personat me probleme mendore e si duhet të trajtohen, pasi jo pak herë janë kthyer në një rrezik serioz për shoqërinë, ku kanë qenë autor të krimeve makabër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Mbyti babanë në Divjakë, banorët e zonës flasin për autorin: Emrat e drogës janë nga 5-6, këtu njihet si Kujtim

 

Lidhur me ngjarjen e rëndë në Divjakë ku Andrea Stase 58 vjeç , mbyti babanë e tij në kanal Dhimitër Stasen 85 vjeç banorët e zonës kanë dhënë versione të ndryshme se përse i biri kishte dy emra.

I pyetur se përse e thërrisnin Andrea banori u përgjigj se emrat e drogës mund të jenë të shumtë por në Divjakë e thërrisnin Kujtim.

'Ku nuk ka qenë, edhe mund të ketë bërë burg.  Nuk e di, emrat e drogës janë nga 5-6 po këtu e thërrasim Kujtim.'

Një banore e zonës u shpreh se nuk dinte gjë për fakjtin se autori ka dy emra apo nëse ky i fundit ishte i i dënuar me burg.  

'Unë isha pastruese erdha për ta ndihmuar për t'i pastruar shtëpinë. I ati e ka emrin Dhimitër Stase ndërsa i biri Kujtim.
E pyetur nëse kishte probleme mendore si dhe nëse ishte i dënuar me burg banorja e mohoi ndërsa tha se nuk donte të ndërhynte me këtë çështje.

'Jo burg s'di gjë ashtu mos më ngatërro gjë, unë si komshi e ndihmova që mos të bënim sehir'

Pyetje: Ishte me të meta mendore? 

'Jo Jo'- tha banorja

Një tjetër banore gjithashtu mohoi se Andrea Stase kishte probleme mendore. 

'Po shumë mirë, për të kujdesej nusja e vëllait e Agronit shumë e mirë ajo. Kujtim e quajnë atë po s'kam dëgjuar ndonjë gjë të keqe. Jo nuk kanë qenë të rrezikshëm, nuk dimë gjë. Pyesni njerëzit e familjes'

Ora 16:11
Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes në Divjakë ku i biri mbyti babanë e tij 85-vjeçar në kanal

 

Pamjet që po shihni janë nga vendi i ngjarjes në Divjakë ku Andrea Stase 58 vjeç i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor mbyti babanë e tij 85 vjeç, Dhimitër Stase në një kanal.  

 Sipas burimeve, viktima ka pasur të 2 djemtë me probleme të shëndetit mendor, të dy me kartelë shëndetësore.

Ora 15:50
Djali me probleme mendore vrau babanë, ja krimet e tmerrshme nga të sëmurët mendorë që tronditën opinionin publik

Sot 85-vjeçari Dhimitër Stase është vrarë nga djali i tij, Andrea Stase, me probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, kjo nuk është vrasja e parë që është kryer nga persona me probleme mendor. Ja disa nga rastet më të rënda të krimeve që janë kryer nga të sëmurët mendorë.

Tetor 2007/ Në Dibër më 23 tetor 2007, 19-vjeçari, Shpëtim Ziza vret dhe përçudnon 10-vjeçarin nga Peshkopia, Bekim Cenga. Trupi pajetë i 10­-vjeçarit Cenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007. Një ngjarje që tronditi mbarë opinion publik.

Berat, 2011/ Në vitin 2011 në Berat një 10-vjeçar u vra, pasi u godit me sende të forta nga një sëmurë mendor. Ngjarja ndodhi në fshatin Donfros të Beratit dhe autori Hysen Senka rezultonte me kartelë mjekësore.

Durrës, 2013/ 8 prill 2013, një 51-vjeçar me probleme mendore vret nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta. Djali e goditi nënën e tij, me drutë që përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Vlorë 2013/ Në Dukat të Vlorës, në 14 gusht 2013 një bari, vret një person dhe plagos një tjetër. Xhezar Hysa, 45 vjeç nga Mollasi i Elbasani, u deklarua nga policia si person me probleme mendore, i cili kishte marrë trajtim në spital, por ishte lënë më pas i lirë. Vrau Shedat Vangjelin 62 vjeç, si dhe plagosi Bexhet Bodaj 59 vjeç.

Laç 2014/ Një i sëmurë mendor terrorizoi Laçin, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit. Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së qarkut të Lezhës person me probleme mendore.

Lezhë 2015/ I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së Simon Gjeta. Ruzhdi Aishta ekzekutoi efektivin e FNSH-së me detyrë komandant grupi, i cili së bashku me një grup forcash speciale kishte shkuar të kryente arrestimin e tij.

Tiranë 2015/ Një 46-vjeçar me të meta mendore, vrau me kazmë babanë e tij 82 vjeç, me të cilin banonte në një shtëpi private në Kinostudio. Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç. Babai i tij, Piro Prifti kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë.

Durrës 2016/ Arben Kabashi, i sëmurë mendor, dhe i cili rezultoi me kartelë mjekësore në spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi vuante nga skizofrenia, mori peng kushërirën e tij të mitur vetëm 11-vjeç duke kërcënuar se do ta vriste me thikë. Fatmirësisht në këtë rast policia mundi të ndërhyjë në kohë, duke neutralizuar 46-vjeçarin.

Gusht 2016/ Një i sëmurë mendor në Palasë të Vlorës vrau një 12-vjeçar. Autori Jorgo Zani, që tashmë nuk jeton më, pasi u vetëvra në burgun e Fushë Krujës rezulton se ka qenë i shtruar disa herë në psikiatrinë e Vlorës. 30-vjeçari në të gjithë procesin ka pohuar në atë kohë se e vrau fëmijën, se e kishte mërzitur. Mënyra e ekzekutimit të fëmijës ishte e tmerrshme me prerje koke me sëpatë.

Shtator 2019/ Ndonëse tentoi të arratisej, Arjan Shahaj u arrestuar 3 orë pas krimit nga policia. Shpejt u kuptua se autori ishte me probleme mendore dhe se ka qenë më parë i dënuar me 12 vite për vrasje. Ai qëlloi për vdekje babanë e tij 77-vjeçar me sëpatë.

Janar 2020/ Një person me probleme mendore qëlloi për vdekje me sëpatë shtetasin Dashnor Osmani, ngjarje e ndodhur në mes të pazarit të Korçës.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja: 06/07/2022 19:02

    DUHET te kete qene baba i poshter,,,nuk te vret kot djali....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool

Refuzoi të luante, klubi i Bundesligës me dënim shembullor për ish-mesfushorin e Liverpool